Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Tabaku thirrje për tatimet: Ktheni paratë për profesionet e lira!

Lapsi.al 3 July 2024
Tabaku thirrje për tatimet: Ktheni paratë për profesionet e lira!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, drejtoria e Tatim Taksave ka vazhduar dërgimin e emaileve ndaj profesionistëve të lirë duke i kërcënuar me gjoba në rastin e mospagimit të taksave. Këtë shqetësim duket se e ka marrë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, që ishte në krye të betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi një demokraci e vërtetë respekton vendimet e gjykatave. Tabaku është shprehur në videon e postuar në rrjet e saj se i takon institucioneve shtetërore që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë asnjë diskutim dhe as në interpretim por vetëm në zbatim.

Më tej ajo është shprehur se personave që kanë paguar taksën për një ligj që është shpallur antikushtetues, qeveria socialiste duhet t’ia kthejë pagesën pas. Në rastin se kjo mazhorancë nuk do të veprojë kështu siç edhe logjika dëshiron atëherë deputetja e PD ka premtuar një propozim ligjor që i rikthen këstet e paguara për një ligj të shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetutese.

Fitorja e profesionistëve të lirë në Gjykatën Kushtetuese ka rihapur nëj debat në lidhje me formën e taksimit në Shqipëri. Gjykata vendosi në favorin e profesionistëve të lirë në fund të qershorit pak ditë përpara përfundimit të afatit kohor të pagimit të taksave. Beteja në Gjykatën Kushtetuese nga profesionistët e lirë është konsideruar e një rëndësie të veçantë.

Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku:

Komunikime dhe shqetësime pa fund nga profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla në lidhje me faktin që ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë profesionistëve të lirë dhe ka rrëzuar taksën diskriminuese dhe të pabaratë të profesioneve të lira sot me kokëfortësi, me arrogancë institucionet shtetërore, ministria e financave vazhdon dhe nis njoftime për profesionistët e lirë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është atje për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar, as për tu pëlqyer, as për t’u komentuar.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës përfundimtare. Ka 9 vendime që janë në radhë nga kuvendi dhe që nuk zbatohen por në këtë rast ky vendim prek 30 mijë profesionistë të lirë. Kështu që kushdo që e ka bërë këtë pagesë duhet t’i kthehet menjëherë, ministria e financave duhet të ndalojë nisjen e njoftimeve por njëkohësisht edhe kamat-vonesat që ia nisin përditë bizneseve. Unë e di që ndoshta nuk janë të kënaqur, ndoshta nuk i pëlqen por në këtë rast i bëj thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatojë vendimin që ka njohur gjykata si tatim të padrejtë dhe mos vazhdojnë me këtë sjellje uzurpuese.

Nëse kjo nuk ndodh, ne do të prezantojmë një projektligj që do të detyrojë institucionet të kthejnë pagesat e marra.

Të këshilluara

Pezullohen 19 punonjës policie (Akuzat)

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 21 persona, nga të cilët 19 punonjës të Policisë së Shtetit. 1. Drejtues Behar Tafa , 45 vj...

17:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI