Flash

Ismail Kadare, duke kërkuar një vend ku ta lëshojmë

Lapsi.al 3 July 2024
Ismail Kadare, duke kërkuar një vend ku ta lëshojmë

Shteti shqiptar dëshmoi edhe njëherë se është i paaftë, qoftë edhe për t’i gjetur një vend prehje të denjë një personaliteti të shquar që i kalon përmasat kombëtare. Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, kapi në flagrancën e joseriozitetit një shtet të tërë, që në mbi një shekull ekzistencë, nuk ka bërë vend për të nderuar pas vdekjes figurat e shquara të tij.

Kaosi që shkaktoi vdekja e paparalajmëruar e Kadaresë, përshkoi fjalimin e lamtumirës së kryeministrit shqiptar, i cili më shumë se një homazh për shkrimtarin, tingëlloi si një rrëfim për hallin e tij se ku duhej t’i gjente një vend që t’i shkonte për shtat përmasave të pavdeksisë së Ismailit. Dhe lamtumira e fundit, nga një moment solemn për Kadarenë, u shndërrua në odisenë plot andrralla të kryeministrit, që ende nuk po gjente një varr që atij t’i dukej i përshatshëm për të nderuar shkrimitarin.

Ashtu si në poezinë  “Kristal” të Ismailit, ...tani kërkoj unë posht'e lart, një vend ku ty të të lëshoj...”, shqiptarët dëgjuan në takimin e fundit të tyre me shkrimtarin, se si ai nuk mund të prehej në Varrezat e Dëshmorëve, por as pranë vëllezërve Frashëri e aq më pak në lulishtet e vetme që kanë mbetur, përballë hotel Rogner apo pas kryeministrisë. Për të gjitha këto propozime, kryeministri kishte refuzuar duke interpretuar sipas mendjes së tij çka do të kishte dashur vetë Ismaili. Te dëshmorët jo, se Ismaili nuk kishte rënë dëshmor dhe as kishte patur dëshirë të martirizohej. Te vëllezërit Frashëri jo, se s’kishte shumë vend mes tyre dhe do i trazohej vetmia e përjetshme. Nëpër lulishte jo se jo, se të vdekurit duhet të ndahen nga të gjallët aq më shumë që, sipas Ramës, Ismaili u ikte vendeve ku grumbulloheshin njerëz. Sigurisht që këto interpretime,  për hallin e një shteti që nuk di se ku t’i bëjë vend një personaliteti, Ismaili vetë nuk kishte mundësi t’i konfirmonte.

Skandali në ceremoninë për Kadarenë/ Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin

E kështu, në pritje që të gjendet, të ngrihet apo të sajohet “panteoni ynë”, si për shumë gjëra në Shqipëri, erdhi në ndihmë “leja” provizore e një vend- prehje në varrezat e Tufinës. Për një afat ende të pacaktuar, derisa të dizajnohet, normalisht nga një studio me renome ndërkombëtare, “godina” e atyre që do të meritojnë të banojnë pas vdekjes. Ateherë me siguri do të kemi një tjetër ceremoni: inagurimi, zhvarrimi e rivarrimi dhe një tjetër fjalim mbi shkrimtarin dhe dinjitetin e shtetit shqiptar.

Nëse do ta kishte ditur andrallën që shkaktoi me ikjen e tij, shkrimtarit, që në fiksionet e tij u end aq shumë mes të gjallëve e të vdekurve, mes fantazmave e varreve, do t’i mbetej peng historia e parrëfyer trupit të tij, që tashmë është i destinuar të ndërrojë vend të paktën dy herë. Ai do të ketë një vend- pushim provizor në Tufinë, për të udhëtuar më pas, nuk dihet se kur dhe ku, në një tjetër destinacion që do të cilësohet i denjë nga kryeministri.

Njeriu që në të gjallë nuk ia dorëzoi asnjë pushteti lirinë e mendjes, tani është i pamundur të vendosë për fatin e trupit të tij. Duke materializuar kështu për së vdekuri, marrëzinë shqiptare që e magjepste për së gjalli. Vdekja e shkrimtarit që kap të papërgatitur një shtet, dilemat dhe mbledhjet e gjata, propozimet dhe çpropozimet, netët pa gjumë të kryeministrit, debatet deri në të gdhirë, për të “kërkuar një vend ku ta lëshojnë”, do të ishin ndoshta romani i fundit i Ismailit. Të cilin ai nuk mund ta shkruante, por na bëri të gjithëve ta lexojmë. ©lapsi.al

Të këshilluara

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime...

14:44

Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa m...

17:48

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen kë...

15:12

Çfarë fshihet pas "dhurimit" të vulës 

Vendimi i gjykatës së apelit për të legjitimuar edhe “de jure” opozitën reale të vendit ka ringjallur iluzionin se në drejtësinë e re mund të ekzistojnë edhe is...

19:51

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendë...

13:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI