Flash

Risku i investimit të parave në një apartament në Tiranë

Lapsi.al 2 July 2024
Risku i investimit të parave në një apartament në

Investimi në një banesë në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më i pa sigurtë. Sepse Tirana është e tejmbushur me ndërtime dhe aktualisht ka një stok banesash bosh që do të kërkonin një periudhë tejet të gjatë për tu mbushur. Ky është përfundimi që ka nxjerrë gazetraja e ekonomisë Ola Xama, në emisionin "Të Paekspozuarit", duke u nisur tek të dhënat zyrtare të INSTAT, pas Censit 2023.

Xama shpjegoi se 14% e shtëpive në Tiranë janë bosh dhe se do të duheshin plot 45 vite, me ritmet aktuale të shtimit të popullsisë, që këto banesa të popullohen (sikur të mos ketë asnjë ndërtim të ri). Pra Tirana nuk ka nevojë për asnjë ndërtim, sepse ka një stok banesash që nuk pritet të ezaurohet për disa dekada.

Lexo me tej:

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)

Xama zbuloi gjithashtu se sipas INSTAT, kryeqyteti shtohet çdo vit vetëm me 3396 banorë dhe jo me 25,000, siç pretendon Erion Veliaj për të justifikuar fluksin e lejeve të ndërtimit që prodhojnë afërsisht mbi 7 mijë apartamente të reja çdo vit.

"Popullsia në qarkun e Tiranës, në vitin 2011 ka qenë 749 mijë, ndërsa në vitin 2023 kanë rezultuar 758 mijë banorë. Pra kryeqyteti është rritur me 9148 banorë, ose 762 banorë çdo vit.

Ndërsa brenda territorit të vogël të ish Bashkisë Tiranë, popullsia në vitin 2011 ka qenë 557 mijë, ndërsa në 2023, 598 mijë. Pra këtu ka pasur një rritje me 40 mijë banorë për dhjetë vite, ose 3396 në vit.

Shifrat / A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?

Po si shkon ky trendi i popullsisë me rritjen e ndërtimit dhe numrin e apartamenteve?

"Në 12 vjet janë dhënë leje për të ndërtuar 9.2 milion m2 vetëm në Tiranë. Oferta për njësi banimi në kryeqytet shtohet me 766 mijë m2 sipërfaqe çdo vit, ose 7600 apartamente të reja në vit. Që këto banesa të mbushen, duhet që në Tiranë të vijnë të paktën 22 mijë banorë në vit" llogarit gazetrja Xama! Dhe duke ditur në bazë të pagesës së dritave se 51 mije (pra 14%) apartamente në Tiranë, sot që flasim janë bosh (shiko linkun e shkrimit siper), raporti kërkesë ofertë është që tashmë i përmbysur.

Me rritmin e rritjes së popullsisë që buron nga Censi 2023 do të duhej plot 45 vjet të mbusheshin shtëpitë që janë bosh në Tiranë, pa llogaritur ato që do të vazhdojnë të dalin në treg. Prandaj herët a vonë shpërthimi i flluskës do të ndodhë gjë që e bën me shume rrisk të vijuarin e investimit në një apartament në Tiranë.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI