Flash

I marrë "peng" nga mikrokredia/ Pse tentoi vetëflijimin para SPAK-ut Pal Trashaj

Lapsi.al 2 July 2024
I marrë "peng" nga mikrokredia/ Pse tentoi vetëflijimin para

Në një hetim të Prokurorisë Tiranë ndaj një grupi përmbaruesish dhe firmës së mikrokredive MCA, u tha se nëpërmjet skemës së mbledhjes së kredive të këqija ishin shkatërruar jetët e shumë shqiptarëve.

I tillë duket se është edhe fati i Pal Trashaj, i cili ndër vite kishte denoncuar se i kishin grabitur në mënyrë të padrejtë pronën. Gjatë të martës në kushte depresioni ai tentoi t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë përpara dyerve të SPAK.

Pal Trashaj, banues në Lezhë prej disa orësh priste përpara dyerve të SPAK-ut pasi kishte kërkuar një takim me zyrtarët e këtij institucioni. Pasi nuk arriti të kryente takimin, Trashaj ka pirë fotoksinë. Edhe pse u bë ndërhyrja e urgjencës 63 vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe në luftë për jetën.

Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga dy përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.

Çështja mbeti e pazgjidhur dhe ishte ende në proces gjykimi me vite, ndërsa më herët në 2015-tën, Trashaj ishte gjobitur edhe nga gjykata e Tiranës për shkak se kishte kërcënuar me mesazhe një drejtor të një banke të nivelit të dytë.

Pal Trashaj njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematike për shume monumente kulturore. Për disa vite ka ushtruar edhe detyrën si Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. /tch

Të këshilluara

Moti i keq zbraz plazhet në Vlorë

Reshjet e shiut që janë duke rënë në qytetin e Vlorës kanë bërë që pushuesit të largohen nga plazhet. Shiu vijon me intensitet në të gjithë qytetin e Vlorës,...

20:11

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI