Flash

E kthyen pishinën në fermë kanabisi, dy shqiptarë dënohen me burg në Angli

Lapsi.al 2 July 2024
E kthyen pishinën në fermë kanabisi, dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë dënuar me gjashtë vite burg në Angli. Bëhet me dije se banda shqiptare kishte kthyer një pishinë të pashfrytëzuar në një fermë masive kanabisi. Sç raportohet dy nga anëtarët e bandës po vuajnë tashmë dënimin, ndërsa peroni i tretë është paralajmëruar se do të përballet me burg dhe dëbim.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Xhafer Furriku është lënë në paraburgim dhe përballet me dëbimin pasi pranoi se kujdesej për një kulture kanabisi me vlerë prej 200,000 £. Ndërsa 65-vjeçari, i cili u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë kopshtari në Pishinën Forfar, pranoi se kultivonte kanabis në ambientet e pishinës së papërdorur të kohës së lirë më 8 gusht 2023. Sherifi Tim Niven-Smith tha se dënimi duhet të veprojë jo vetëm si ndëshkim, por edhe për të penguar të tjerët.

“Unë e pranoj që roli juaj duhet të karakterizohet me shumë mundësi si ai i një kopshtari. Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën substanciale tregtare të ndërmarrjes, dënimi me burg është i pashmangshëm. Unë do ta konsideroja dorëzaninë si të papërshtatshme në këtë fazë. Unë ju konsideroj si një rrezik dhe në çdo rast, jam i ftuar të marr parasysh dëbimin tuaj”, tha ai.

Emigrantët e paligjshëm Hajri Musa dhe Gerald Daci tashmë janë dënuar me gjashtë vjet burg për rolin e tyre në skemën e rritjes së drogës në pishinë. Pishina e pashfrytëzuar ishte e zbrazët që nga viti 2017 dhe ishte shitur nga Këshilli Angus tek një blerës misterioz për 50,000 £ vetëm disa muaj përpara se kultivimi të dilte në dritë. Të tre burrat pranuan se kultivonin kanabis më 8 gusht të vitit të kaluar. Musa dhe Daci ishin dënuar më parë me nga tre vjet burg.

Të këshilluara

Stuhi edhe në Kosovë

Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së martë kanë shkaktuar dëme materiale në një banesë afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj....

16:51

Moti i keq zbraz plazhet në Vlorë

Reshjet e shiut që janë duke rënë në qytetin e Vlorës kanë bërë që pushuesit të largohen nga plazhet. Shiu vijon me intensitet në të gjithë qytetin e Vlorës,...

20:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI