Flash

Berisha i arrestuar pa akuzë/ Shtyhet seanca për ndryshimin e masës së arrestit

Lapsi.al 2 July 2024
Berisha i arrestuar pa akuzë/ Shtyhet seanca për ndryshimin e

Avokati i kryetari të Partisë Demokratike, Genc Gjokutaj ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme ku do të kishte një raportim për hetimet 2 mujore të prokurorisë.

Interesit të gazetarëve në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjokutaj iu përgjigj se, zëvendësimi i masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha kërkohet sepse SPAK nuk ka një çështje hetimore.

"Afatet ata i kanë 6 mujore dhe mund të marrin zgjatur.

Në datën 11 korrik në orën 10:00 është caktuar seanca tjetër, ne ndërkohë do të marrim materialet e hetimeve 2 mujore se çfarë ata kanë hetuar dhe do të shikojmë dhe qëndrimin e tyre.

Këta nuk vendosin në dijeni më papara, por veprojnë në mënyrë autonome ne ligjin dhe vendosin e komunikojnë kur të duan, sipas direktivës që ka ecur deri tani.

Absolutisht ne ndryshimin e masës e kemi permanentet me të gjitha objektet e mundshme. Kjo seancë është posaqërisht për masën, sepse raportimi dy muajsh bëhet në funksion të masës së sigurisë, dhe si rezultat i hetimeve bëhet një rezyme, nëse kjo masë duhet të vijojë apo të zëvendësohet me masë tjetër.

Në zëvendësimin e masës nuk e kërkojmë për arsye shëndetësore, apo shkaqe humane. Ne e kërkojmë sepse mungon çështja në thelb. Këta dhe ta zgjasin dhe mos e zgjasin afatin, një çështje që nuk ka çështje brenda, sigurisht që nuk mund të zgjatet, por të pushohen hetimet.

Hetimet janë shtrirë në drejtim të tjera, në rrethana që nuk kanë lidhje me korrupsionin’, tha avokati Genc Gjokutaj gjatë deklaratës për gazetarët.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI