Flash

Zelenskyy: Është e pamundur të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të shtrëngosh dorën e Putinit me tjetrën

Lapsi.al 1 July 2024
Zelenskyy: Është e pamundur të ndihmosh Ukrainën me

- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk përjashtoi mundësinë e negociatave me Rusinë në të ardhmen, por kërkoi që këto negociata të jenë me ndërmjetës. Gjithashtu Zelenskyy kërkon bombarduesit F-16 dhe sistemet antiraketë Patriot, si e vetmja mundësi për të zmbrapsur Putin.

“Është e pamundur të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të shtrëngosh dorën e Putinit me tjetrën. Nuk do të funksionojë. Nuk është vetëm çështja që Perëndimi të mbrojë Ukrainën. Është Ukraina ajo që mbron të gjitha vendet demokratike që Putini do të sulmojë më tej. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë frikë të fyejnë Putinin dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të ftuar, atëherë kërkojmë nga partnerët tanë strategjikë të na japin atë që do të na mbronte: Patriotët sistemet antiraketë, një numër i konsiderueshëm F- 16, dhe mundësia për të përdorur armë brenda Rusisë”, tha presidenti.

Gjithashtu ushtria ukrainase, ka nxjerrë në vijën e frontit në Donetsk, raketahedhësin Vampir të prodhimit çek. Ushtarët në vijën e frontit me Rusinë kërkojnë më shumë armatime. Ata bëjnë me dije se sulmet ruse tashmë janë me intensive se më parë. Sipas ushtarakëve ukrainas, Rusët kanë më shumë ushtar në në vijat e frontit. Ndërkohë, Kievi ka hedhur poshtë pretendimet e Bjellorusisë se, Ukraina ishte duke grumbulluar forca ushtarake në kufirin me aleatin besnik të Moskë.

Të këshilluara

7.2 ballë, tërmeti i fortë godet Perunë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë Righter ka goditur brigjet e Perusë herët të premten, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke shkaktuar një alarm për cun...

16:16

Parlamenti Gjerman zgjat mandatin e KFOR-it

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestag...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI