Flash

Turbulenca në fluturimin Madrid - Montevideo/ 30 pasagjerë të lënduar

Lapsi.al 1 July 2024
Turbulenca në fluturimin Madrid - Montevideo/ 30 pasagjerë të

Një aeroplan i kompanisë spanjolle “Air Europa” u detyrua të bëjë një ulje emergjente mëngjesin e 1 korrikut në Brazil, pasi u përball me turbulenca të forta që shkaktuan rreth 30 të lënduar. Avioni, një Boeing 787-9 që mbante 325 pasagjerë u nis nga Madridi për në Montevideo në Uruguaj.

Ky është incidenti i tretë e i lloji brenda pak javësh. Të dhënat e ofruara nga platforma Flightradar24 tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në shpejtësinë në një lartësi prej 11 mijë metrash rreth orës 6.34 të mëngjesit.

Gjatë turbulencave disa persona, të cilët në atë moment nuk kishin vendosur rripat e sigurimit, u përplasën në tavan, duke dëmtuar pjesët e brendshme të avionit. Pilotët, të alarmuar nga stjuardesat, kërkuan një ulje emergjente në Natal të Brazilit, për ndihmën e parë. Ishin 15 ambulanca që prisnin avionin thanë mediat lokale. Nga 30 të plagosurit, 7 u shtruan në spitalet e qytetit, ndërsa të tjerët "pësuan mavijosje të vogla".

Ky është aksidenti i tretë i rëndësishëm brenda pak javësh në lartësi dhe të tre përfshinin turbulenca të forta. Më 20 maj, një Boeing 777-300ER i Singapore Airlines që u ngrit nga Londra për në Singapor bëri një ulje emergjente në Bangkok, Tajlandë. Një burrë në bord humbi jetën - me shumë gjasa për shkak të një ataku në zemër - dhe rreth 100 njerëz u plagosën.

Më 26 maj, një Boeing 787 i Qatar Airways – i cili po fluturonte nga Doha për në Dublin – u përplas me turbulenca të forta ndërsa fluturonte mbi Turqi. Avioni u ul rregullisht në Irlandë me 12 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të plagosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI