Flash

SPAK kërkon gjykimin e grupit të Gëzim Çelajt

Lapsi.al 1 July 2024
SPAK kërkon gjykimin e grupit të Gëzim Çelajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 1 korrik se, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale kundër Gëzim Çelajt, i njohur si “Baroni i drogës”, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Arlind Ismajlukaj dhe anëtarëve të organizatës kriminale të drejtuar prej tyre, Nerim Çela, Armando Mema, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa, Roland Guza e Dritan Metaj – ky i fundit ish-shefi i Komsiariatit të Policisë Laç. Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor ‘Flakë në det'”, citohet në njoftim dhe sqaorhet se për secilin prej të pandehurve është provuar jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve.

Paralelisht me procedimin penal është filluar dhe hetimi pasuror prej nga me dy vendime të tetorit 2023 dhe marsit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e një bar restorant në Laç dhe subjektin për ushtrimin e këtij aktiviteti; tre pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400 mijë euro; gjashtë automjete të markave të ndryshme; tre mjete lundruese tip Gomone; shumën monetare prej 102 mijë euro dhe afro 7 milionë lekë; si dhe një subjekt me gjithë asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete.

Të këshilluara

Homazhet për Kadare të mërkurën

Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11:00. Bëhet me dije se ceremon...

18:47

Zjarr në Radhimë

Një vatër zjarri është krijuar në një kodër në Radhimë, ndërsa vendi po kalon temperatura përvëluese. Aktualisht raportohet se zjarri është duke djegur bimës...

18:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI