Flash

Protesta në Spanjë kundër turizmit masiv: Rritje stratosferike e çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës

Lapsi.al 1 July 2024
Protesta në Spanjë kundër turizmit masiv: Rritje stratosferike e

Në Spanjë po shtohet pakënaqësia ndaj turizmit masiv. Ata e konsiderojnë turizmin si shkaktar për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës.

Gjithnjë e më shumë vetë kanë dalë javët dhe muajt e fundit në rrugë për të protestuar kundër shtimit të numrit të turistëve në Spanjë. Spanja është një destinacionin i preferuar për të kaluar pushimet.

Pas protestave në ishujt Kanarie, në ishujt Baleare, apo Barcelonë edhe në Málaga u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha që mbahen mend në metropolin bregdetar andaluzian.

Rreth 15.000 protestuesve që dolën në rrugët e Malagës turizmi masiv, duket se është shkaktari për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës.

Protesuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Málaga nuk është në shitje”, “Ky nuk është turizëm, por pushtim”, apo “Kufizim tani”.

“Edhe me një rrogë të mirë, njerëzit këtu s’e përballojnë dot muajin. Kjo është tepër mizore dhe e padrejtë. Vetëm për shkak të pushimeve ose ëndrrave të ca njerëzve të tjerë” – tha Alba Novoa, pjesëmarrëse në protestë.

“Ne nuk jemi “turisto-fobikë” ndaj njerëzve që vijnë për të vizituar kulturën tonë, por jemi kundër çmendurisë që po ndodh”, tha Alvaro Campoy.

“Jam pensioniste por nuk kam fond pensioni dhe s’mund ta përballoj qiranë. Banoj në një strehë sociale sepse s’mund të marr me qira asnjë banesë.” , u shpreh Julia Sarabia.

Shumë nga këto parrulla vazhdojnë të qëndrojnë të qëndrojnë të varura në fasadat dhe ballkonet e shumë shtëpive në Malaga dhe protestuesit kërkojnë prek autoriteteve që të garantojnë çmime të përballueshme për vendasit. Këtë vit pritet që turistët në Spanjë ta kalojnë shifrën e 100 milionëve, shifër kjo që është dyfishi i popullsisë vendase./DW

Të këshilluara

7.2 ballë, tërmeti i fortë godet Perunë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë Righter ka goditur brigjet e Perusë herët të premten, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke shkaktuar një alarm për cun...

16:16

Parlamenti Gjerman zgjat mandatin e KFOR-it

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestag...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI