Flash

PAMJET/ I dogjën makinën një polici, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Lapsi.al 1 July 2024
PAMJET/ I dogjën makinën një polici, arrestohen dy të rinj

Policia ka njoftuar se ka zbardhur djegien e automjetit të R.Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë së Lezhë. Autorët kanë qenë dy të rinj që hodhën lëndë djegëse në automjet dhe më pas u larguan me vrap.

Ngjarja u raportua mëngjesin e së hënës, teksa disa orë më pas policia arriti të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë du autorët, Klaudio Gjokhilaj 24 vjeç dhe Klaudio Kovaci, 22 vjeç. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së oficerit të policisë.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr" – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI