Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Avioni përplaset në autostradën e Parisit, 3 të vdekur

Lapsi.al 1 July 2024
Avioni përplaset në autostradën e Parisit, 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të një avioni në një autostradë afër Parisit pasditen e sotme. Siç raportohet avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi sipas raportimeve goditi një kavo elektrike. Gjithashtu autostrada ishte mbyllur më pas në të dyja drejtimet, dhe asnjë automjet nuk u përfshi në incident.

Pamjet nga vendngjarja tregonin punonjësit me xhaketa ndriçuese teksa avioni ishte përplasur në zonën qendrore të autostradës. Prokurori Jean-Baptiste Bladier tha se viktimat ishin dy burra dhe një grua, duke shtuar se piloti ishte i datëlindjes 1989. Pamjet e rënda tregojnë avionin që ishte rrëzuar me rrota përpjetë, duke goditur dhe barrierën e autostradës. Zyrtarët ajrorë thanë se kanë nisur hetimin për rrëzimin e avionit të klubit turistik Lognes-Emerainville.

"Një aksident i ngjashëm me të njëjtën kompani fluturimi ishte regjistruar në autostradën A4 pranë Collégien, në veri të Parisit, kur piloti kishte humbur papritur kontrollin e mjetit”, thuhej në një deklaratë të aeroportit të Lognes.

Të këshilluara

7.2 ballë, tërmeti i fortë godet Perunë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë Righter ka goditur brigjet e Perusë herët të premten, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke shkaktuar një alarm për cun...

16:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI