Flash

Më shumë bullgarë se maqedonas/ Ministri i Jashtëm i RMV: Hasani më tha se ishte gabim

Lapsi.al 30 June 2024
Më shumë bullgarë se maqedonas/ Ministri i Jashtëm i RMV:

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski ka deklaruar se ka folur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani gjatë qëndrimit në forumin e Dubrovnikut për çështjen e shifrace të Censit.

Regjistrimi zbuloi se mbi 7 000 shtetas shqiptarë u identifikuan si bullgarë ndërsa më pak se 2 300 u deklaruan si maqedonas, një rënie e konsiderueshme nga 5 500 e regjistruar në censin e 2011.

Ministri i jashtëm i RMV-së tha se menjëherë pas daljes së shifrave janë kontaktuar autoritetet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar.

“Hasani më njoftoi se për atë pyetje kishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë", - tha Mucunski në një prononcim për mediat. Ai tregoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë ndjekur me vëmendje situatën.

Përveç përdorimit të termit “Maqedonasit e Veriut”, ministria e Jashtme e RMV ka reaguar edhe për rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të cilat, sipas saj nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në Shqipëri. 

INSTAT ia atribuoi këtë rënie të ndjeshme kryesisht emigracionit. Rezultatet e regjistrimit, të cilat treguan krijimin e një pakice bullgare dhe një rënie të ndjeshme të numrit të maqedonasve, u cilësuan si befasuese nga mediat në Maqedoninë e Veriut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në lagjen muzeale në Berat

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Menjëherë pas njo...

15:19

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI