Flash

Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?

Lapsi.al 30 June 2024
Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?

Zgjedhjet në Francë nuk mund të vinin në një moment më të keq për BE-në. Projekti evropian është mbajtur gjallë tradicionalisht nga ai që konsiderohet si "motori franko-gjerman". Por duket se motori ka mbetur pa avull vitet e fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili erdhi në pushtet në vitin 2021, është një evropian më i vakët se paraardhësit e tij. Macron, një eurofil i apasionuar, humbi shumë nga pushteti së bashku me shumicën e tij në 2022.

Për entuziastët e pro-BE-së, lajmet kanë shkuar keq e më keq këtë muaj. Koalicioni qeverisës në Gjermani pësoi një disfatë në zgjedhjet evropiane, ashtu si edhe partia e Macron, ndërsa e djathta ekstreme nacionaliste bëri përparime në të dy vendet.

Tashmë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës duket gati të fitojë këto zgjedhje parlamentare. Ai ka premtuar t'i japë fund përparësisë së ligjeve evropiane, një gur themeli i projektit të BE-së. Dhe ky Front po konkurron për pole position me një koalicion të krahut të majtë të dominuar nga euroskeptikja “Franca e papërkulur”.

Pjesa franceze e motorit të Evropës duket se do të ngecë në një kohë kur BE-ja përballet me sfida nga një luftë në pragun e saj deri te migrimi dhe ndryshimet klimatike.

A po merr fund edhe “Makronizmi”?

Ngritja e Emmanuel Macron në pushtet në 2017 ishte si një vorbull për politikën franceze. Pyetja tani është nëse koha e tij ka mbaruar. Nëse flet me votuesit francezë ka një ndjenjë tek shumica se janë të ngopur me stilin e tij të politikës.

Disa e quajnë atë një narcisist, të tjerë janë mjaft të zemëruar me të dhe kundërshtarët ankohen se ai është në anën e të pasurve. Emri dhe fotografia e presidentit u shfaqën rrallë gjatë fushatës së partisë së tij pasi ekzistonte frika se ai ishte një pengesë për votuesit.

Popullariteti i Macron ka rënë, veçanërisht pasi ai vendosi t'i shpallte këto zgjedhje pa u konsultuar me kryeministrin e tij ose me dikë tjetër në qeverinë e tij. Argumenti i tij ishte që të thyente ngërçin 2-vjeçar në parlamentin e Francës.

“Çrregullimi” i muajve të fundit nuk mund të vazhdojë, thotë ai. Por a do ta pastrojnë këtë pengesë këto zgjedhje, apo ai thjesht ai ia ka dorëzuar pushtetin ekstremit të djathtë? /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në lagjen muzeale në Berat

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Menjëherë pas njo...

15:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI