Flash

Historike në Francë/ Ekstremi i djathtë triumfon në raundin e parë të zgjedhjeve

Lapsi.al 30 June 2024
Historike në Francë/ Ekstremi i djathtë triumfon në raundin

Nuk është gabim. Kjo është historike. Fronti Nacional nuk kishte fituar kurrë më parë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. 3 javë më parë ai kryesoi rezultatet në zgjedhjet evropiane. Tashmë, nëse konfirmohet, ky rezultat i nxjerrë nga exit poll-et, e vendos partinë e Le Pen në krye të balotazhit vendimtar të së dielës së ardhshme.

Sipas këtyre rezultateve Fronti Nacional ka marrë 34% të votave popullore, koalicioni i partive të majta vjen i dyti me 28.1% ndërsa centristët e Presidentit Macron zbritën të tretët me 20.3%. Në kampin e Marine Le Pen shpërtheu festa menjëherë pas daljes së rezultateve. Ajo iu drejtua mbështetësve të saj me fjalë të mëdha.

“Demokracia foli dhe francezët e kanë vënë Frontin Nacional dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron. Njerëzit në mënyrë të qartë duan të kthejnë faqe pas 7 vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes. Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave" – u shpreh ajo.

Megjithatë kujdes! Historia nuk ka mbaruar ende.

Exit poll

Sistemi zgjedhor francez është paksa i komplikuar për këtë dhe vetëm në 7 korrik do të kuptohet qartë se kush do ta ketë shumicën në Asamblenë Kombëtare me 577 vende. Fronti Nacional mund të ketë fituar disa prej tyre në raundin e parë, por sipas të dhënave paraprake nga 285 deri në 315 zona mund të vendosen në raundin e dytë.

francë

Ndaj Presidenti Macron nuk është dorëzuar ende. Në një reagim të parë për agjencinë e lajmeve AFP ai u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët “republikanë dhe demokratë” në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në këtë situatë e gjithë Europa ka drejtuar sytë tek Franca. Kjo për shkak se për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria mund të bjerë në dorë të një partie të ekstremit të djathtë. Dhe kjo do të thotë shumë për Europën, pasi Franca nuk është as Austria, as Hungaria dhe madje as Italia. BBC shkruan se Franca dhe Gjermania janë konsideruar shpesh si “motori i Europës”. Dhe tashmë të dyja vendet janë lëkundur fort.

Pjesëmarrja llogaritet në rreth 60% sipas ministrisë së brendshme të këtij vendi. Këto zgjedhje parlamentare mund të kenë pjesëmarrjen më të lartë në gati 30 vjet.

Le Pen është përpjekur të detoksifikojë partinë e saj të njohur për racizëm dhe antisemitizëm, një taktikë që ka funksionuar për të tërhequr votuesit e zemëruar me Macron për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe shqetësimeve në rritje për emigracionin.

LEXO EDHE: Macron apo Le Pen/ 5 gjërat që duhet të dini për zgjedhjet në Francë

Në Hénin-Beaumont, një qytet në zonën elektorale të Le Pen në Francën veriore, ku ajo mund të rizgjidhet që në raundin e parë, 67-vjeçari Denis Ledieu thotë për Reuters se njerëzit po vuanin për shkak të deindustrializimit afatgjatë të rajonit. “Nëse Le Pen u premton atyre këto gjëra, atëherë pse jo? Mendoj se ata duan ta provojnë atë” – thotë ai.

Në Garches, një qytet i vogël afër Parisit, një grua bërtet: “Është e turpshme, është e turpshme” ndërsa Bardella mbërriti për të hedhur votën e tij. Në anën tjetër të Parisit, në qytetin Meaux, 51-vjeçarja Mylène Diop tha se kishte votuar për Frontin e Ri Popullor, një zgjedhje për koalicionin e majtë. Ajo tha se ishin “zgjedhjet më të rëndësishme” të jetës së saj.

LEXO EDHE: The Times reportazh nga qyteti i tij / Si perëndoi ylli i presidentit Makron

Nëse Fronti Nacional fiton një shumicë absolute, diplomacia franceze mund të shkojë drejt një periudhe të paprecedentë turbulencash. Macron ka thënë se do të vazhdojë presidencën e tij deri në fund të mandatit të tij në 2027, por Bardella do të përpiqet të marrë të drejtën për të folur në emër të Francës. Franca ka pasur tre periudha “bashkëjetese” kur presidenti dhe qeveria kanë qenë nga kampe të kundërta politike, në historinë e saj të pasluftës, por asnjë me botëkuptime të tilla, rrënjësisht të ndryshme që të konkurrojnë në krye të shtetit.

Bardella thotë se do të sfidonte Macron për çështjet globale. Franca mund të mos jetë më një nga shtyllat e BE-së pasi do të kërkojë një ulje të kontributit të saj në buxhetin e BE-së. Kjo do të sjellë përplasje me Brukselin edhe për postet në Komisionin Evropian. Një fitore e qartë e Frontit Nacional do të sillte gjithashtu pasiguri se ku qëndron Franca në luftën Rusi – Ukrainë.

Le Pen ka një histori të ndjenjave pro-ruse dhe teksa partia e saj thotë se do ta ndihmonte Ukrainën të mbrohej kundër pushtuesve rusë, ajo ka vendosur gjithashtu “vija të kuqe”, të tilla si refuzimi për të ofruar raketa me rreze të gjatë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?

Të këshilluara

Zjarr në lagjen muzeale në Berat

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Menjëherë pas njo...

15:19

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI