Flash

Vodhi para në një hotel në Tiranë, recepsionisti 17-vjeçar shpallet në kërkim

Lapsi.al 29 June 2024
Vodhi para në një hotel në Tiranë, recepsionisti

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Dyshohet se i mituri ka vjedhur para në një hotel në rrugën "Fortuzi". Sipas njoftimit të policisë i mituri punonte si recepsionist në hotel ndërsa dyshohet se shuma e parave është marrë nga ai. Policia po punon për kapjen e të riut ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI