Flash

Europiani i solli Kombëtares të paktën 10 milionë euro të ardhura

Lapsi.al 29 June 2024
Europiani i solli Kombëtares të paktën 10 milionë euro

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbylli Kampionatin e dytë Europian në historinë e saj. Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej më tej pas fazës së grupeve. Kombëtarja u shfaq dinjitoze në një prej grupeve më të vështira të Kampionatit, me një barazim ndaj Kroacisë dhe dy humbje minimale ndaj Spanjës dhe Italisë.

Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, pjesëmarrja në një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian, vlerësohet se u shoqërua me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike.

Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 ishte 9.25 milionë euro. Këtyre u shtohet edhe shpërblimi për rezultatin, konkretisht barazimi i marrë ndaj Kroacisë, në shumën e 500 mijë eurove, për një të ardhur totale prej 9.75 milionë eurosh.

Por, pjesëmarrja në Europian solli të ardhura shtesë edhe nga burime të tjera, kryesisht nga sponsorizimet. Kualifikimi në Europian ishte natyrshëm një mundësi për disa kompani të rëndësishme në vend për të shfrytëzuar imazhin e ekipit kombëtar dhe një shtim të numrit të sponsorëve.

Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit ndjek një politikë të mospublikimit të treguesve financiarë, duke përfshirë natyrisht edhe të ardhurat nga sponsorizimet. Për këtë arsye, është e vështirë të bëhet një bilanc i plotë i të ardhurave të FSHF-së nga ky aktivitet.

Në një intervistë për “Monitor” përpara Kampionatit Europian, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha se objektivi ishte që të ardhurat e FSHF të dyfishoheshin pas pjesëmarrjes në Europian.

Megjithatë, ai theksoi se në një kompeticion të madh, siç është Euro 2024, edhe shpenzimet janë të konsiderueshme.

Sipas tij, një pjesë e mirë e shpërblimeve të përfituara nga kualifikimi për në finalet e Kampionatit Europian u përdorën pikërisht për të mbuluar shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë turne madhor./ Monitor

Të këshilluara

Moti, rriten temperaturat gjatë fundjavës

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pak...

08:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI