Flash

Biden: S’jam djalë i ri, por di ta bëj këtë punë

Lapsi.al 29 June 2024
Biden: S’jam djalë i ri, por di ta bëj këtë punë

Presidenti i SHBA Joe Biden duket se ka pranuar kritikat për performancën e tij të dobët në debatin me Donald Trump duke shtuar se edhe pse nuk debaton aq mirë sa dikur, di ta bëjë këtë punë. Ai ka qetësuar demokratët me argumentin se do të fitojë në nëntor. Debati i së enjtes nxiti shqetësim për vazhdimin e kandidaturës së tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tentoi të qetësonte demokratët lidhur me paraqitjen e tij gjatë debatit me ish-presidentin, Donald Trump.

Presidenti i SHBA i është kundërpërgjigjur kritikave mbi moshën e tij, duke u thënë mbështetësve në një fjalim të zjarrtë se ai do të fitojë rizgjedhjen në nëntor pasi një performancë e dobët e debatit nxiti shqetësimin për kandidaturën e tij.

Në një tubim në Karolinën e Veriut Biden tha:

"Unë e di që nuk jam një djalë i ri. Unë nuk eci aq lehtë sa dikur... Unë nuk debatoj aq mirë sa dikur. Por unë e di atë që di, di të them të vërtetën [dhe] di si ta bëj këtë punë.

Biden, 81 vjeç, tha se ai besonte me "zemër dhe shpirt" se ai mund të shërbente një mandat tjetër.

Biden kritikoi Trumpin për “gënjeshtrat” e tij dhe për një fushatë që synon “hakmarrjen dhe ndëshkimin”.

“Zgjedhja në këto votime është e thjesht. Donald Trump do ta shkatërrojë demokracinë tonë, unë do ta mbroj”

Edhe para debatit, mosha e Bidenit ka qenë shqetësim për votuesit dhe debati i së enjtes mbrëma duket se përforcoi këto shqetësime të votuesve disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Fushata e Bidenit po ashtu ka tentuar që të ulë shqetësimet, teksa ligjvënësit demokratë e kanë pranuar se presidenti pati paraqitje të dobët në debat, por tentuan të ndalnin diskutimet për zëvendësimin e tij si kandidat për president.

Ndërkohë, Trump mbajti një tubim të tijin në Virxhinia vetëm disa orë më vonë, ku përshëndeti një "fitore të madhe" në debat, të cilin CNN tha se u shikua nga 48 milionë njerëz në televizion dhe miliona të tjerë në internet.

“Problemi i Joe Biden nuk është mosha e tij”, tha 78-vjeçari Trump. "Është kompetenca e tij. Ai është jashtëzakonisht i paaftë."

Ish-presidenti tha se nuk i besonte spekulimet se Joe Biden do të tërhiqej nga gara, duke thënë se ai "ia del më mirë në sondazhe" se demokratët e tjerë.

Të këshilluara

7.2 ballë, tërmeti i fortë godet Perunë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë Righter ka goditur brigjet e Perusë herët të premten, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke shkaktuar një alarm për cun...

16:16

Parlamenti Gjerman zgjat mandatin e KFOR-it

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestag...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI