Flash

Raporti: Liria dhe pluralizmi i medias në Shqipëri është në rrezik të lartë

Lapsi.al 28 June 2024
Raporti: Liria dhe pluralizmi i medias në Shqipëri është

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF, në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në ‘rrezik të lartë'. Raporti i përpiluar nga ekspertë kombëtar, që merr në konsideratë një sërë treguesish në katër fusha të ndryshme, vë në dukje se në pjesën më të madhe ato mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

“Tre nga katër fushat e treguesve mbi lirinë e medias dhe pluralizmit, përfshirë Mbrojtja Themelore (55%), Gjithëpërfshirja Shoqërore (69%) dhe Pavarësia Politike (70%) regjistruan ndryshime të pakta ose nuk ndryshuan fare në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Ndërkohë, rreziku u rrit në fushën e Pluralizmit të Medias (92%)”, shkruhet në raport.

Raporti përpilohet për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit. Në Shqipëri raporti u përpilua nga Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri dhe Besar Likmeta, kryeredaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.

Raporti vë në dukje një sërë problemesh të medias në vend, përfshirë mungesën e sigurisë për gazetarët dhe ndikimin e pronarëve të kompanive mediatike që cenojnë lirinë editoriale.

“Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik. Tendencat e punësimit dhe të të ardhurave nëpër sektorë të ndryshëm të medias në përgjithësi janë negative apo stacionare, ndërsa ndikimi politik dhe ekonomik nga pronarët e medias minon mundësinë për raportim të ekuilibruar dhe të pavarur”, thuhet në raport.

Raporti i CMPF vë në dukje se situata për median në vendet e BE dhe pesë vendet kandidate është e komplikuar dhe vetëm pak prej shteteve të monitoruara kanë rrezik të ulët.

Drejtori i CMPF, profesor Pier Luigi Parcu në mesazhin e tij pas prezantimit të raportit tha se ishte vërejtur ngritja e një sërë pengesave të reja paralelisht me transformimin digjital të medias dhe se nevoja për të mbështetur median e lirë ishte gjithmonë e më e madhe.

“Sot më shumë se kurrë, ka një nevojë emergjente për të mbështetur gazetarinë dhe pluralizmin e medias”, tha ai. Drejtori i CMPF-së tha se shteteve të BE-së dhe atyre pjesë e këtij monitorimi do u kërkohej marrja e masave për të forcuar lirinë e medias.

Sa i përket Shqipërisë raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh në të cilat kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore në sferën digjitale, veçanërisht në fushatat që shenjtërojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut”.

Raporti po ashtu rekomandon ndalimin e praktikës së përdorimit nga media të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë medias”.

Raportuesit po ashtu rekomandojnë një sërë masash mbi transparencën e pronësisë së mediave dhe masa për mbrojtjen e gazetarëve apo redaktorëve nga shkarkimet e padrejta dhe një ndarje të qartë mes rolit të tyre me atë të reklamuesit. Raportuesit sugjerojnë po ashtu një rregullim të qartë ligjorë për të mbrojtur gazetarët nga “Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)” dhe dekriminalizimin e plotë të shpifjes./BIRN

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, teksa flakët rrezikojnë banesat. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zj...

17:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI