Flash

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Lapsi.al 28 June 2024
Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 28 qershor, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike që ajo paraqet.

Ky vendim ka për synim “të mbrojë institucionet shtetërore të Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibenernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Vendimi i Qeverisë obligon të të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit “që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të aplikacionit TikTok në ambientet zyrtare të punës. Po ashtu, të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij”, tha Dobra.

Qeveria e Kosovës tha se ndalimi i TikTok-ut në institucione u bë duke ndjekur shembullin edhe të shteteve aleate.

Shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, teksa .Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij./REL

Të këshilluara

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, teksa flakët rrezikojnë banesat. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zj...

17:15

Meta ka tjetër mendim për "Xibrakën"

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti...

14:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI