Flash

I vëllai në SPAK, Rama i thotë Bardhit se duhet ti gjejë vendin gishtit që mban në ajër

Lapsi.al 28 June 2024
I vëllai në SPAK, Rama i thotë Bardhit se duhet ti gjejë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i nervozuar pasi vëllai i tij Olsi Rama u mor sot në pyetje nga SPAK në lidhje me dosjen Xibraka.

Në një reagim plot kunja dhe nëntekste në X, Rama përfundimisht pranon se SPAK-u do ta hetojë vëllain e tij, por Gazment Bardhi "do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër". 

Rama i fut një kunjë Bardhit kur i thotë se ky “është një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon”, duke nënkuptuar dorën e Sali Berishës pas akuzave të Gazment Bardhit.

Kreu i qeverisë e ironizoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhin duke thënë se ai “kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallëzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallëzuar, t’i bënte kallëzim për kallëzim të rremë”. 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Meta ka tjetër mendim për "Xibrakën"

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti...

14:55

Dosja Xibraka/ Olsi Rama paraqitet në SPAK

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Rama ka dal nga ambientet e SPAK disa minuta më parë. Nd...

13:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI