Flash

Gazetarja e pyet për Netanyahun, Edi Rama: Nëse Gjykata Ndërkombëtare e dënon, në Shqipëri nuk e arrestojmë!

Lapsi.al 28 June 2024
Gazetarja e pyet për Netanyahun, Edi Rama: Nëse Gjykata

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik turk "TRT World", ku është pyetur për konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit, i cili vazhdon pavarësisht apelit ndërkombëtar për armëpushim.

Gazetarja Ghida Fakhry e ka pyetur për mundësinë e një urdhri ndërkombëtar arrestimi për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pranon kërkesën për prangosjen e tij.

"Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë", është shprehur Edi Rama.

Ghida Fakhry ka insistuar të marrë një përgjigje më të drejtpërdrejt nga kryeministri shqiptar dhe në fund, e ka marrë! Ajo e ka pyetur Ramën se nëse urdhri ndërkombëtar i arrestit lëshohet zyrtarisht dhe Netanyahu vjen në Shqipëri, a do të arrestohet.

"Dëgjoni, në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Dhe për sa kohë që Miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde", është shprehur kryeministri shqiptar.

Pjesë nga intervista e e kryeministrit Edi Rama për TRT World:

Gazetarja: E kemi dëgjuar që ju keni dënuar Hamasin, por pse është kaq e vështirë që të dënoni sulmet therëse të Izraelit mbi popullsinë civile? E di se ju keni kultivuar marrëdhënie shumë të ngushta me Izraelin, por pse është kaq e vështirë të dënosh…

Edi Rama: Jo nuk është për kultivimin e lidhjeve të ngushta. Sigurisht ne kemi marrëdhënie të ngushta me Izraelin, por ne kemi marrëdhënie të ngushta edhe me botën Arabe.

Gazetarja: Nëse gjykata ndërkombëare nxjerr një urdhër arresti për kryeministrin Izraelit, a do ta zbatojë Shqipëria atë?

Edi Rama: Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë.

Gazetarja: Nëse gjykata nxjerr një urdhër arresti për Netanjahun dhe nëse ai vjen të vizitojë Shqipërinë, a do ta arrestonit?

Edi Rama: Dëgjoni, në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Dhe për sa kohë që Miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por ajo që dimë me siguri është se në J...

18:30

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, teksa flakët rrezikojnë banesat. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zj...

17:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI