Flash

EMRAT/ 6 kandidatë që mund të zëvendësojnë Biden përballë Trump

Lapsi.al 28 June 2024
EMRAT/ 6 kandidatë që mund të zëvendësojnë Biden

Performanca katastrofike e Joe Biden në debatin e parë presidencial ka rindezur shqetësimet e demokratëve. Gjatë debatit, teksa presidenti dukej i lodhur dhe konfuz, drejtuesit e partisë shkëmbenin mesazhe të shqetësuar, duke pyetur se çfarë mund të bënin në kuadër të zgjedhjeve të 5 nëntorit.

"Ai dukej i çorientuar. Do të ketë shumë diskutime nëse ai do të lejohet të vazhdojë garën" - tha konsulenti politik David Axelrod, njeriu që ndihmoi në zgjedhjen e Barack Obamës. Dhe nëse demokratët vazhdojnë të mbështesin publikisht kandidaturën e Biden, ata privatisht janë duke pyetur se çfarë duhet të bëjnë.

Nuk ka ndodhur kurrë që një kandidat të dorëzohet në këtë pikë të fushatës elektorale. Ka shumë mundësi që ky të rezultojë një vendim i dështuar. Nëse do të bëhej e nevojshme, Biden do të qëndronte në detyrë deri në fund të mandatit të tij siç ndodhi me Lyndon Johnson në 1968, por delegatët që Biden ka fituar gjatë zgjedhjeve paraprake, 95% e totalit prej 4000 do të riktheheshin për marrë një tjetër vendim. Zëvendësuesi mund të zgjidhet gjatë konventës së gushtit në Çikago, ndërsa nëse Biden tërhiqet pas konventës, atëherë do t'i takonte partisë që të zgjidhte pasardhësin e tij.

Megjithatë nuk ka shumë emra të gatshëm për të kërcyer “vallen presidenciale” dhe ata duhet të luftojnë për të fituar votën e delegatëve të lënë nga Biden.

Hipoteza më konkrete është nënpresidentja Kamala Harris, edhe pse rregullat e partisë nuk i japin asaj ndonjë avantazh nëse Biden vendos të tërhiqet. Ajo nuk do të merrte automatikisht delegatë, por presidenti mund të përpiqet të ndikojë në këtë proces duke i dhënë asaj miratimin e tij.

[caption id="" align="alignnone" width="656"]Vice President Kamala Harris speaks during the Unite Here Convention on Friday, June 21, 2024, in New York. (AP Photo/Yuki Iwamura) Kamala Harris[/caption]

Më i pëlqyeri mes demokratëve duket se është guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom. Relativisht i ri, i pashëm, me profil kombëtar edhe pse është prekur nga disa skandale. Newsom ishte në Atlanta dhe përsëriti para gazetarëve se partia mbetet e bashkuar rreth Presidentit.

[caption id="" align="alignnone" width="656"]Gavin Newsom Gavin Newsom[/caption]

Emri i tretë është ai i guvernatores së Miçiganit, Gretchen Whitmer, e njohur mbi të gjitha sepse gjatë Covid-it ajo iu kundërvu me mjeshtëri Donald Trump, i cili nxiti protesta kundër kufizimeve që ajo kishte vendosur. Ajo është e njohur edhe për një tentativë rrëmbimi nga një milici private dhe që çoi në pranga 6 persona.

[caption id="" align="alignnone" width="593"]Gretchen Whitmer, governatrice del Michigan Gretchen Whitme[/caption]

Më pas janë disa emra në rreshtin e dytë: guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, ai i Illinois, J.B Pritzker dhe kongresmeni i Kalifornisë, Ro Khanna.

Në fund, është sugjerimi i përjetshëm i Michelle Obamës, i rilançuar nga shumë njerëz, por i refuzuar - më shumë se një herë - nga vetë ish-zonja e parë, e cila pretendon se nuk ka ndërmend të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI