Flash

E rëndë në Greqi/ Rrufeja goditi dhe vrau një vajzë 13-vjeçare

Lapsi.al 28 June 2024
E rëndë në Greqi/ Rrufeja goditi dhe vrau një vajzë

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Halkidiki me një vajzë 13-vjeçare që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën greke kur vajza ndodhej në plazhin e Poseidit, në rërë.

Sipas informacioneve, familja nga Moudania, ishin duke u larë në Poseidi në Faro dhe kur kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë. Menjëherë kanë shkuar në vend ekipet e shpëtimit të EKAV-it të cilët bënë përpjekje të mëdha, vazhduan me intubimin por nuk arritën ta rikthejnë vajzën në jetë. Nëna ishte ishte në gjendje shoku. Në zonën e Halkidikisë sot ka mot të keq me reshje të dendura shiu . Policia e Kasandrës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen./Protothema.gr/

E tronditur nga ngjarja është kryebashkiaku i Kasandrës, Anastasia Chalkia, e cila që në momentin e parë që u informua për ngjarjen ndodhej në qendrën shëndetësore të zonës. Ajo tha:

“Është një tragjedi që ka ndodhur nga hiçi në një moment gëzimi për familjen. Kjo gjë është vërtet e çmendur. Binte shumë shi dhe nga sa tha nëna e saj ajo po bëhej gati të largohej nga plazhi në atë moment. Ajo ishte një engjëll, një kukull, një studente dhe sportiste e shkëlqyer. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Fëmija sapo ishte duke ecur në plazh, ajo që ndodhi është tragjike”, tha ajo.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por ajo që dimë me siguri është se në J...

18:30

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI