Flash

BIRN: Gjysmë milion shqiptarë u larguan në 12 vjet, sikur të ishim në luftë

Lapsi.al 28 June 2024
BIRN: Gjysmë milion shqiptarë u larguan në 12 vjet, sikur të

Të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të publikuara nga INSTAT të premten, tregojnë se popullsia rezidente në shtator 2023 ishte 2.4 milionë banorë. Në krahasim me vitin 2011, popullsia rezidente ka rënë me 400 mijë vetë ndërsa nëse marrim parasysh shtesën natyrore të këtyre viteve, rreth 490 mijë shqiptarë janë larguar përgjatë 12 viteve.

Gati gjysmë milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, një shifër marramendëse që pritet të hapë një debat më të gjerë mbi shkaqet dhe pasojat, përfshirë cilësinë e qeverisjes dhe llojin e sistemit politik që shtyn kaq shumë njerëz të lënë vendin e vet për ta nisur jetën nga e para në një vend tjetër.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

Numri i shqiptarëve që kanë përjetuar emigrimin ka gjasa që është më i lartë se sa kaq për shkak se në popullsinë rezidente 2023, përfshihen edhe shqiptarët që emigruan në dekadat e mëparshme dhe u rikthyen në vend në dekadën e fundit.

E dhëna kryesore e censusit sugjeron se çdo vit përgjatë 12 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar së paku 40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente. Kjo është një shifër e krahasueshme me një situatë lufte.

Popullsia rezidente e Shqipërisë shënoi kulmin në vitin 1989 me 3.2 milionë banorë. Përgjatë periudhës 1989-2001, popullsia banuese ra në 3.1 milionë, por shtesa e munguar e popullsisë gjatë kësaj periudhe prej 550,000 vetësh sugjeron se në fakt, emigrimi i dekadës së parë pas komunizmit ishte afërsisht 650,00 vetë.

Mes periudhës 2001-2011, popullsia rezidente ra nga 3.1 në 2.8 milionë, ndërsa shtesa natyrore e munguar ishte afërsisht 190 mijë vetë, duke sugjeruar një emigrim neto prej rreth 490 mijë vetëve.

Të dhënat e censit 2023 sugjerojnë se emigrimi ka vijuar përgjatë dekadës së fundit me të njëjtin ritëm trullosës si edhe me dekadën paraardhëse, pavarësisht fakteve të shumta që sugjeronin për ngadalësim.

Ndër të dhënat e tjera të rëndësishme: Mosha mesatare e popullsisë rezidente është aktualisht 42.5 vjeç, ose 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më parë. /Marrë nga Reporter.al

LEXO EDHE: Censi2023/ Treguesit e shpopullimit dhe dyshimet për manipulim të shifrave

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por ajo që dimë me siguri është se në J...

18:30

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI