Flash

Berisha: Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve

Lapsi.al 28 June 2024
Berisha: Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës

Sali Berisha ka bërë një rezyme të situatës aktuale politike dhe ekonomike, duke theksuar se ‘kjo nuk është Shqipëria që duam’.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së në selinë blu, Berisha u shpreh se demokratët kanë përmbushur misionin e parë, atë të ekspozimit dhe mbrojtjes së të vërtetës.

Berisha: Dhe ky mision sot është më i prekshëm se kurrë, sepse siç thashë, ne tashme kemi realizuar dy nga tre objektivat madhorë që kishim përgjegjësi si forcë kryesore politike opozitare ti përmbushnim para Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Objektivi i parë lidhet me të vërtetën.

Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, përgëzime për realizimin e objektivit të parë.

Ekspozimi i të vërtetës dhe mbrojtjen e saj si kurrë ndonjëherë më parë.

Kur kemi nisur rithemelimin e PD, e vërteta e Shqipërisë ishte e manipuluar në nivele Ourelliane kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse vetë Xhorxh Oruell ka thënë se, niveli final i komandimit është kur partia të detyron të mohosh të vërtetat e syve dhe veshëve tu.

Edi Rama u thoshtë shqiptarëve se kjo është Shqipëria që duam.

Cila është Shqipëria që duam, vendi në të cilin vota kthehet në krim dhe krimi në votë?

Jo miq, kjo është Shqipëria e armikut të votës së lirë të shqiptarëve. E Edi Ramës dhe jo kurrë e qytetarëve të saj.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e arrestimit të liderit të opozitës pa prova dhe pa akuza?

Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që në traditën e tij atërore të egër, do një Shqipëri pa opozitë.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria në të cilën tre lidër të partive kryesore opozitare, vendosen në persekutim politik? Jo miqtë e mi, kjo është Shqipëria e një narkodiktatori që ka tmerr nga opozita.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e 47% të fëmijëve të uritur, që nuk sigurojnë do kafshatën e gojës, sipas UNICE-f. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që shpenzon për udhëtime me avion personal, në dy vite 21 mln euro dhe që blen stolira për oborrin e zyrës së tij, 4 mln euro.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e mjekësisë falas që paguhet me jetën e mijëra e mijëra pacientëve me sëmundje malinje, sëmundje të tjera, apo për shkak të mungesës së mjeteve të sterilizimit se i ka marrë korrupsioni, nuk operohen dot.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve, që premtoi shëndetësinë falas, por që sot me vjedhjen e tij dhe lukunisë së tij, detyron çdo shqiptar të paguajë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore.

A është Shqipëria që duam, kur sot pas 11 vitesh edhe pse u vendos hapja në parim e negociatave, pasi u shty 4 herë me radhë, përsëri prej 4 vitesh ato nuk hapen, sepse Edi Rama ka zhbërë dhe zhbën një nga një arritjet e demokracisë dhe ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe në aleancë me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, ka vendosur në këtë vend, diktaturën e egër të bandave, narkoshtetit në Shqipëri.

A është Shqipëria në ditët e saj më të mira, kur në 8 vite ka humbur 35 % të popullsisë së saj. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, Çubrilloviçit të shqiptarëve që urren qenien, identitetin dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar, më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e gjatë të kombit.

Nëse para dy vitesh kishte shqiptarë që besonin se kjo është Shqipëria që duam, sot e vërteta ka plasur sheshit. Sepse nëse para dy vitesh ishte vetëm PD ajo që tregonte të vërtetën. Nëse para dy vitesh ngjante e ekzagjeruar sllogani ynë; Shqipëria në rrezik, sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga mediat më serioze dhe institucionet ndërkombëtare që e pagëzojnë Shqipërinë si narkoshtet.

Sot RAI3, Bild tregojnë për Edi Ramën dhe vëllain e tij, si të përfshirë në trafik droge. Janë qindra artikuj nga dhjetëra ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë bërë këtë punë dhe që për fat të keq, ky do të ishte misioni i mediave shqiptare.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. Policia bën të ditur se personi është rreth 40-vjeç dhe nuk nuk janë konstatatuar...

19:27

Një verë plot buzëqeshje ju pret me JUMBO

Në Jumbo, stina më e bukur e vitit ka filluar. Po ju e keni menduar se ku do të shkoni këtë vit? Ndoshta po, ndoshta jo, por ajo që dimë me siguri është se në J...

18:30

Zjarr në Delvinë, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat te bashkia Delvinë, duke djegur ullishte. Ne vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar shërbimi zjarrfikës...

18:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI