Flash

Zbulohet vera më e vjetër në botë, daton 2 mijë vjet më parë

Lapsi.al 27 June 2024
Zbulohet vera më e vjetër në botë, daton 2 mijë vjet

Vera më e vjetër në botë është gjetur në Carmona të Spanjës. Ishte ende në gjendje të lëngshme edhe pas më shumë se 2000 vjetësh. Ajo u gjet brenda një urne funeralesh së bashku me një unazë ari dhe mbetjet e djegura të një romaku të lashtë të varrosur në nekropolin e qytetit me 5 anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë 2 gra dhe 3 burra.

Studimi mbi zbulimin është publikuar në "Journal of Archaeological Science Reports" nga studiues të Universitetit të Kordobës. "Në fillim u habitëm shumë që lëngu ishte ruajtur në një nga urnat" - shpjegoi Juan Manuel Román, një arkeolog nga qyteti i Carmona. Për të konstatuar se ai lëng i kuqërremtë ishte vërtet verë, dhe jo rezultat i lëngjeve apo proceseve të kondensimit, studiuesit kryen një sërë analizash kimike për të përcaktuar pH-në e tij, praninë e lëndës organike, kripërave minerale dhe substancave që rrjedhin nga mbetjet e të ndjerit ose nga vetë urna e qelqit. Rezultatet treguan se lëngu është verë, që përmbante 7 polifenole të veçanta që janë gjithashtu të pranishme në verërat moderne të Andaluzisë.

Mungesa e një polifenoli të quajtur acid siringik lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një verë e bardhë, e cila me kalimin e kohës ka marrë një ngjyrë të kuqërremtë. Mbetet e vështirë për të përcaktuar origjinën e saj gjeografike, edhe nëse brenda saj janë identifikuar kripëra minerale, të pranishme edhe në verërat e bardha që prodhohen aktualisht në territoret që dikur i përkisnin provincës së lashtë romake të quajtur Betica. Vera e gjetur daton shekullin e parë të erës sonë, prandaj është konsideruar në të gjitha aspektet si vera më e vjetër në botë duke thyer rekordin e mbajtur nga shishja e verës nga Speyer e zbuluar në vitin 1867 në Gjermani dhe që daton në shekullin e 4-t pas Krishtit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Fushë-Krujë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale. Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrf...

17:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI