Flash

Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç'ndodhte tek Onkologjiku

Lapsi.al 27 June 2024
Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç'ndodhte tek

Mjekët e spitalit Onkologjik janë në shënjestër të drejtësisë dhe të opinionit publik pas mesazheve të përgjuara që tregojnë se si pacientët me kancer shfrytëzoheshin për të fituar para duke u shitur ilaçe apo duke i drejtuar në klinika private. Por një investigim i Piranjave tetë muaj më parë tregon se si ish drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Albana Fico u lajmërua për atë që ndodhte, por refuzoi të merrte masa. Kur gazetarja i thotë se pacientët me kancer po i blejnë ilaçet në privat ajo thotë se "nuk mund të më bësh ti mua pyetje të paqenësishme dhe të kërkosh përgjigje". Shiko videon KETU.

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës ilaçet që pacientët duhej t'i merrnin falas kalonin dorazi dhe shiteshin në farmaci me çmime marramandëse deri në 1500 euro një flakon. Ndërkohë që pacientët me kancer sorollateshin në spitalin shtetëror me qëllim, për të përfunduar pastaj në operacionet e klinikave private ku paguanin nga 2 mijë e 500 deri në 3  mijë euro për një ndërhyrje.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Fushë-Krujë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale. Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrf...

17:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI