Flash

"Shkoi përtej futbollit"/ Rrëfimi i Hysajt: Pse ula kokën tek goli i Italisë

Lapsi.al 27 June 2024
"Shkoi përtej futbollit"/ Rrëfimi i Hysajt: Pse ula

“Kaloi përtej futbollit”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj për reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Hysaj ka treguar me detaje emocionet dhe gjithçka që shkaktoi gjithë ai reagim i tifozerisë shqiptare kundrejt tij.

Elseid Hysaj: Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.

Si më ndodhi me mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit. Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë.

Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën. Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll…

Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu.

Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti. /Marrë nga Tv Klan

LEXO EDHE: “Linçimi i Hysajt”/ Çfarë tregon për shoqërinë tonë dhe VIP-at e saj

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI