Flash

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Lapsi.al 27 June 2024
Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Autoritetet në Mal të Zi njoftuan se po hetojnë ish-prokurorin special të shtetit nën dyshimet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë. Millivoje Katniq u arrestua më herët gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, Katniq po akuzohet “për trajtim çnjerëzor të disa civilëve të nacionalitetit kroat, përfshirë për sulm ndaj tyre, torturim dhe lëndim fizik”.

Nisja e hetimeve vjen pas vlerësimit të dëshmive nga autoritetet në Kroaci, të cilat u gjetën gjatë kërkimit të provave materiale të Zyrës së Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, që u dërguan në Mal të Zi më 2020 dhe 2023.

Zyra e Prokurorisë në Kroaci asnjëherë nuk ka konfirmuar se Katniq ishte përfshirë në ndonjë hetim për krimet e luftës të kryera në Dubrovnik gjatë vitit 1991 dhe 1992.

Gjatë marrjes në pyetje, Katniq ka mohuar se ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës.

Kantiq dyshohet po ashtu se ka hequr ndalesën e hyrjes për anëtarët e një bande kriminale serbe.

Zyrtarët në Mal të Zi janë zotuar se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar si pjesë e përpjekjes së shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI