Flash

Hanin kumbulla pas shpinës së udhëheqjes, Partia Komuniste përjashton dy ish-ministra të mbrojtjes në Kinë

Lapsi.al 27 June 2024
Hanin kumbulla pas shpinës së udhëheqjes, Partia Komuniste

Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministra të mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghen. Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve ‘Xinhua’, të dy ish-zyrtarët u akuzuan për kryerjen e “shkeljeve serioze të disiplinës”, gjuhë që përdoret nga zyrtarët kinez kur flitet për korrupsionin.

Atikulli në ‘Xinhua’ thotë: “Si një anëtar i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë dhe ushtrisë, Li Shangfu tradhtoi misionin e tij... tradhtoi besimin e Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak ... dhe shkaktoi dëme të mëdha në kauzën e partisë dhe mbrojtjen kombëtare”.

Artikulli thotë gjithashtu se një hetim i drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste zbuloi se zoti Li kishte “kërkuar përfitime për veten dhe të tjerët” dhe se nuk kishte përmbushur detyrat e tij politike.

Sipas artikullit, zoti Li dyshohet gjithashtu se ka marrë “shuma të mëdha parash” ryshfet, si dhe u ka dhënë ryshfet të tjerëve". Artikulli në ‘Xinhua’ ishte konfirmimi i parë zyrtar i hetimit të zotit Li duke zbuluar edhe detaje të natyrës së krimeve të dyshuara.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun. Paraardhësi i zotit Li, Wei Fenghe, gjithashtu nuk u pa në aktivitete publike për një periudhë të gjatë pasi u zëvendësua gjatë një riorganizimi të kabinetit qeveritar në muajin mars.

Që kur erdhi në pushtet, para më shumë se një dekade, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka nisur një fushatë të gjerë kundër korrupsionit. Presidenti Xi është përqëndruar veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në ushtri.

Javën e kaluar, ndërsa fliste gjatë një konference që kishte të bënte me ushtrinë, Presidenti Xi theksoi nevojën për të “çrrënjosur kushtet në të cilat lulëzon korrupsioni dhe të zgjerojë thellësinë dhe gjerësinë e luftës kundër korrupsionit", sipas medias shtetërore kineze.

Gjatë kësaj konference, Presidenti Xi gjithashtu theksoi nevojën për të “forcuar mbikëqyrjen e gjithanshme të kuadrove të lartë në ushtrimin e detyrave dhe përdorimin e kompetencave të tyre”.

Reagimet ndaj përpjekjeve të Presidentit Xi kundër korrupsionit kanë qenë të ndryshme. Mbështetësit thonë se përpjekjet kanë të bëjnë me qeverisjen e pastër, ndërsa kritikët thonë se ato mund të shërbejnë si mjet për të eliminuar rivalët politikë./ VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI