Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

AS: Sylvinho ka ngjallur interes tek disa klube europiane

Lapsi.al 27 June 2024
AS: Sylvinho ka ngjallur interes tek disa klube europiane

Paraqitja e mirë e Shqipërisë, pavarësisht eliminimit ka bërë që disa skuadra të interesohen për trajnerin brazilian Sylvinho. Për momentin ai nuk ka rinovuar kontratën.

Europiani i jashtëzakonshëm që luajti Shqipëria, e aftë për t'u bërë ballë tre fuqive me të cilat u përball, madje edhe duke barazuar me Kroacinë, ka bërë të modës disa futbollistë të skuadrës ballkanike, por edhe trajnerin e saj, Sylvinho. Braziliani do të vazhdonte në parim deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është se në fund të qershorit ende nuk ka nënshkruar një kontratë e re dhe se pasi pa frytet e punës së tij me “Shqiponjat”, Sylvinho ka ngjallur interes nga disa klube evropiane.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për 2 vite. Dhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas kthimit në Tiranë të martën: “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar”. Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për trajnerin që ashtu si ekipi i tij u vendos plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.

Pasi “vari këpucët” si mbrojtës i majtë te Manchester City, 50-vjeçari brazilian filloi rrugëtimin e tij si trajner, si ndihmës i bashkatdhetarit të tij Tite, të cilin e shoqëroi në Cruzeiro, Corinthians dhe kombëtaren e Brazilit. Më vonë ai punoi me Roberto Mancinin tek Inter dhe në vitin 2019 bëri debutimin e tij si trajner tek Olympique Lyon. Menjëherë pas fillimit të kampionatit, ai u shkarkua. Pasi mori drejtimin e Corinthians ai pati një fat më të mirë, pasi arriti të kualifikohej për kupën Libertadores.

Në 2 janar të vitit të kaluar, Sylvinho u bë trajner i Shqipërisë me synimin kualifikimin e saj në këtë kampionat europian. Ai e arriti atë me një ndeshje të mbetur, si i pari i klasifikuar duke befasuar në një grup që përfshinte gjithashtu Republikën Çeke dhe Poloninë. ©Marrë nga AS.com, përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re

Sylvinho drejt largimit? Trajneri qëndroi vetëm 2 ditë në Tiranë

A do të rinovojë Sylvinho? Flet për herë të parë Armand Duka

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI