Flash

Momentet pikante të shqiptarëve në Euro24, të përzgjedhura nga Lapsi.al (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 26 June 2024
Momentet pikante të shqiptarëve në Euro24, të

Nga një skuadër që nuk shkon më shumë se dy humbje dhe një barazim, pritet që ta mbajë kokën ulur, por në Shqipëri djemtë e Silvinjos janë pritur me dashuri nga tifozeria, që e ka miëkuptuar klishenë "humbje me dinjitet" si asnjëherë më parë. Jo vetëm sepse grupi ishte i tmerrshëm, por edhe sepse kuqëzinjtë "lanë shpirtin në fushë" duke na dhuruar emocione të papërsëritshme. Me Italinë në Dortmund, me Kroacine në Hamburg dhe me Spanjën në Dyseldorf janë të pafundme momentet që do të mbeten në kujtesë për shqiptarët, por Lapsi.al ka përzgjedhur 10 nga ngjarjet më pikante të këtij europiani, tani që kuqezinjtë janë kthyer në shtëpi.

Vala kuqezi në stadiume

Në asnjë nga tre ndeshjet, lojtarët tanë nuk mund të ankohen dot për mbështetjen e tifozëve. Rrugët e qyteteve të Gjermanisë kur luante Shqipëria u pushtuan nga një valë kuqezi. Dhjetëra mijëra shqiptarë, kryesisht të diasporës pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështjetje të djemve të Silvinjos duke surprizuar gazetarët dhe komentuesit e huaj që kanë parë qindra shqiptarë teksa hedhin valle dhe e festonin europianin si një ngjarje e gëzueshme, larg dhunës dhe shkatërrimit që ofrojnë rëndom huliganët dhe tifo-grupet e skudrave të tjera.

Shqiptarë të përqafuar me kroatë

Nuk kanë qenë të nevojshme analizat e stërzgjatura për të bindur tifozët kuqezi se me kë nga tifozeritë e tjera mund ta gjenin gjuhën e përbashkët. Para ndeshjes me Kroacinë, rrugët e Hamburgut u shndërruan në arena të sharjeve kundër Serbisë dhe të këngëve patriotike të të dyja vendeve.

[video width="320" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/Gjermani-Hamburg-tifoze-shqiptare-dhe-kroate.mp4"][/video]

Në mediat sociale u shpërndanë pamjet e përqafimeve dhe birrave që ktheheshin mes shqiptarëve dhe kroatëve. Ra në sy një prej tyre, kur dy grupe tifozësh kroatë dhe shqiptarë afrohen pranë njëri tjetrit duke alarmuar policët gjermanë që futen në mes për të shmangur përplasjet. Por kur panë rrahjet e shpatullave dhe buzëqeshjet e ndërsjella, policët nisin të qeshin. Video më lart.

Aktivisti i kosovës: Jam me Kroacinë, jo me Shqipërinë

https://www.youtube.com/watch?v=cdkDsgqDXv4&ab_channel=KTV-Kohavision

Gjatë ditëve kur shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë, të Malit të Zi e kudo tjetër u bënë bashkë për të mbështetur kombëtaren, bëri bujë deklarata provokative e Rron Gjinovcit, aktivist i Kosovës që "për arsye politike" tha se ishte më entuziast për kombëtaren e Kroacisë se për atë të Shqipërisë.

Gjinovci rreshtoi disa arsye për entuziasmin e tij, kur tha se 1) Kroacia i shet armë Kosovës,  2) se qeveria Rama mbështeste Serbinë dhe 3) ai vetë e kishte gjyshen kroate.

Deklarata bëri xhiron e mediave sociale dhe u shoqërua me komente të shumta. Por mjafton të shohësh masivitetin e tifozëve kuqezi dhe vendlindjet e lojtarëve të kombëtares, për të kuptuar se ndarjet shtetërore tashmë janë tejkaluar dhe se kur flitet për kombëtaren kuqezi, arsyet politike kalojnë në vend të dytë.

Pagesa 3 milion e gjysëm lekë për një biletë nga bashkia e Tiranës

Kur vjen puna te shpenzimet nga taksat, zyrtarët shqiptarë bëhen dorëlëshuar. Në fund të fundit nuk paguajnë asgjë nga xhepi i vet. E tillë ishte një biletë udhëtimi për në Hamburg, që u tenderua nga bashkia e Tiranës. Pagesa në dispozicion ishte jo pak, por 3 milion e gjysëm lekë të vjetra dhe në media u raportua se ishte porosi për udhëtimin e Erjon Veliajt.

Pas publikimit të lajmit në media, tenderimi u anulua, ndërsa Veliaj e ndoqi ndeshjen në Tiranë, pasi u kujdes që prania e tij në Fan Zone në kryeqytet të transmetohej nga media. Me pak fjalë, paratë kësaj radhe u kursyen.

Ikja e pushtetarëve nga Tirana për ndeshjet e kombëtares

Kualifikimi i kombëtares në Gjermani ishte edhe një test për pushtetarët. Sa do t'i rezistonin këta ngasjes për të dëfryer rrugëve të Gjermanisë para ndeshjeve të futbollit? A do ta braktisnin detyrën shtetërore që ia kanë besuar me votë qytetarët? A kanë aq para sa të qëndrojnë dy javë në Gjermani, në kushtet kur çmimet e udhëtimeve dhe të qirave u shtrenjtuan?

Përgjigjet janë katastrofike. Seanca parlamentare u zhvendos se luante kombëtarja. Komisionet parlamentare u bllokuan se nuk kishte kuorum.

Kryeministri Rama la punën dhe iku me familjen në Gjermani. Presidenti Begaj sajoi një takim me presidentin gjerman për të evituar shpenzimet për gruan dhe dy djemtë gjatë ndeshjes me Kroacinë. Taulant Balla ishte një ditë në Tiranë dhe dy ditë në Gjermani kur luante kombëtarja, ndërsa deputetë të tjerë thjesht qëndruan për 10 ditë ose më shumë pa u kthyer fare. Njësoj edhe drejtues të tjerë të administratës.

Shqiptari që thyen makaronat para tifozëve italianë

[video width="590" height="1278" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/albanian-fans-breaking-spagetti-in-front-of-italian-fans…-?-euro2024-tiktoksss.app-tiktok-downloader.mp4"][/video]

Një nga momentet më virale të Euro24, nga ato momente që mbeten të shenjuara në rrjetet sociale është ai kur një tifoz shqiptar nxjerr makaronat dhe i thyen para tifozëve italianë. Video e filmuar në celular u bë menjëherë virale për humorin e hollë dhe ngacmues mes dy tifozerive.

Shqiptari me banim në Norvegji, Nexhat Domi tregoi më vonë se makaronat i ka mbajtur për dy orë e gjysmë me vete dhe se i kishte blerë 50 cent.

“Një moment u frikësova, a mund ti thyejë a jo. dy orë e gjysmë i kam mbajtur nën sqetullë dhe kam parë që nuk reaguan. Kur i pash, thash o sot, o kurrë. I bleva 50 cent një pako. Unë i ha makaronat, jam përdorues, siç duket jam i shëndetshëm”, tregoi Domi, që për disa ditë u bë kryefjalë e tifozerizë së bukur në këtë Europian.

Daku me megafon

Mirlind Daku është një nga lojtarët më emocionalë të kombëtares dhe kjo e ka bërë atë një ndër personazhet më simpatikë dhe të dashur për tifozerinë. "Daku është lojtar shumë i mirë, ata mund të përmirësohen në ligën ruse, është ligë sfiduese, ata aty patjetër mund të forcohen si sulmues të fuqishëm" shprehej Silvinjo.

Por në këtë europian ai do të mbahet mend për thirrjet pas ndeshjes me Kroacinë, kur u afrua te tifozët pas porte dhe me një megafon iu bashkua koreve të tyre kundër Maqedonisë. Video që u bë virale në rrjetet sociale dhe u shoqërua me përjashtimin e tij nga dy ndeshjet e radhës.

Goditja me sy mbyllur e Asllani me Kroacinë

"Gabova te rasti, sepse mendova që do e merrte Modriç. E gjuajta me sytë mbyllur. E gabova ate golin. Ça të bëj? Futbolli kështu e ka..." me këto fjalë, Kristian Asllani komentoi një rast në ndeshjen me Kroacinë që mund të na kishte dhënë kualifikimin përtej grupit.

është një nga ato raste që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, kur ishim në avantazh 1 me 0 ndaj Kroacisë dhe Asllani doli vetëm para portës. Në një fraksion sekonde, ai i besoi fuqisë dhe jo teknikës. Edhe pse humbja e golit në këtë rast ishte ulëritëse, Kristian Asllani mbetet një futbollist i dashur për tifozerinë që duket se ia ka falur këtë moment. Ndryshe ndodhi me lojtarë të tjerë.

Linçimi i Elseid Hysajt

Elseid Hysaj ka mbajtur rekord për paraqitjen e tij në moshë të hershme me kombëtaren, por në këtë Europian u vu në shënjestër të mllefit të tifozerisë për disa lëvizje të tij instiktive në lojën me Italinë.

Si në golin e parë, ashtu edhe në të dytin, pamjet tregonin se si Hysaj i hapi rrugë topit një herë për krosin, herën e dytë për gjuajtjen në portë. Aq u desh që rrjetet sociale të shpërthenin në statuse, analiza, sharje, meme, fotomontazhe etj që kishin në shënjestër mbrojtësin shkodran. Ky i fundit u detyrua të mbyllë rrjetet sociale për disa ditë, ndërsa më vonë kërkoi falje.

Pavarësisht përpjekjeve për t'u vetëkorrigjuar në ndeshjen me Kroacinë, tashmë dallga kundër Hysajt ishte bërë e pandalshme. Në ndeshjen me Spanjën, Silvinjo u dorëzua përballë presionit dhe e zëvëndësoi.

Autogoli dhe goli i Gjasules

Klaus Gjasula ka provokuar luhatje të forta tensioni në ndeshjen me Kroacinë. Nga një prej tifozëve më të urryer, ai u shndërrua në një nga më të dashurit në ato minuta kur luajti në ndeshjen me Kroacinë.

Silvinjo e futi në fushë si një përforcim, kur zëvendësoi Qazim Laçin, në minutën e 72’-të. Vetëm 4 minuta më pas Shqipëria pësoi dy gola. I dyti ishte autogol nga Klaus Gjasula. Minutat në vazhdim për të duhet të kenë qenë dramatike, por Gjasula tregoi se nuk u dorëzua deri në fund.

Në minutën e 94, sekonda 27. I gjithë stadiumi u çua peshë nga goli më i vonë në historinë e një Europiani. Goli ishte i rëndësishëm sepse na jepte një pikë dhe bashkë me të na dha shpresë për një kualifikim.

Me dy golat e tij, fillimisht atë në portën e tij e më pas në atë kundërshtare, Gjasula u bë lojtari i parë në historinë e një turne madhor të futbollit, Kampionati Evropian apo Kupë Bote, që bën diçka të tillë.

Goli më i shpejtë në historinë e europianëve nga Nedim Bajrami

Ka për të qenë i paharrueshëm goli i Nedim Bajramit, që për 23 sekonda shkaktoi tërmet në Dortmund kur kapi në befasi dhjetëra mijëra shqiptarët që nuk e kishin imagjinuar avantazhin me Italinë. Të paktën aq shpejt. Por me instiktin e golit, Bajrami bëri atë që tifozët kuqezi nuk e kishin imagjinuar as në endrrat e tyre më të çmendura.

Pavarësisht se italianët na zgjuan shpejt nga ëndrra me dy gola, pavarësisht se loja në vazhdim kundër Italisë ishte për të vënë kujën, ai gol i Nedim Bajramit do të mbetet gjatë në kujtesë për të gjithë shqiptarët që përjetuan emocione të rralla në atë moment./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI