Flash

PAMJET/ Grusht shteti në Bolivi, ushtria pushton Pallatin Presidencial

Lapsi.al 26 June 2024
PAMJET/ Grusht shteti në Bolivi, ushtria pushton Pallatin Presidencial

Pallati presidencial i Bolivisë u sulmua nga ushtarët teksa Presidenti i vendit paralajmëroi se po ndodhte një “grusht shteti”. “Ne do ta rikuperojmë atdheun tonë" – u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo pasi zona u pushtua nga trupat ushtarake. Presidenti i vendit Luis Arce tha se "grushti i shtetit" ishte duke u zhvilluar dhe kërkoi që Gjeneral Zúñiga të largonte trupat që kishin pushtuar një pjesë të kryeqytetit La Paz.

Përpjekja e dukshme për një grusht shteti u kundërshtua menjëherë nga qeveritë e Meksikës dhe Hondurasit. Edhe ish-presidenti bolivian Evo Morales u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë që të ngrihen dhe të bllokojnë rrugët.

“Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë. Kjo duket se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit” – tha ai.

Thashethemet kishin qarkulluar prej ditësh se Gjenerali Zúñiga ishte në prag të shkarkimit. Shefi i ushtrisë u shfaq në televizion të hënën dhe tha se do ta arrestonte Presidentin Morales nëse ai kandidoi sërish për këtë detyrë vitin e ardhshëm. Ministrja boliviane Maria Nela Prada publikoi një video në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar pamjen nga një dritare e një ndërtesë qeveritare. Ajo tha se ishte dëshmitare e një "përpjekje për grusht shteti".

“Unë jam në pallatin e popullit. Siç mund ta shihni, ky është Plaza Murillo i marrë nga tanket dhe trupa të armatosur. Ne e kuptojmë se është një fraksion i ushtrisë” – thotë ajo duke shtuar se njësitë ushtarake kishin zënë pozicione në të katër anët e sheshit dhe nuk po lejonin askënd të hynte.

https://twitter.com/BuonJose11019/status/1806058075901805033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1806058075901805033%7Ctwgr%5E258c5aa03813703d8184e9fc434b8a7400e8a963%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fbolivia-esercito-palazzo-governo-golpe_84007145-202402k.shtml

Morales, presidenti i parë që vinte nga shumica indigjene e Bolivisë, realizoi një program radikal pasi fitoi pushtetin në vitin 2005. Ai synonte adresimin e ndarjeve dhe pabarazive ekstreme sociale. Ai dha dorëheqjen në vitin 2019 pasi u përpoq të anashkalonte kushtetutën dhe të kërkonte një mandat të katërt në pushtet.

Ai u pasua nga senatorja e opozitës Jeanine Áñez, e cila e shpalli veten presidente të përkohshme në nëntor 2019. Arce fitoi zgjedhjet presidenciale të tetorit 2020, duke rikthyer në pushtet partinë socialiste Mas. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Fushë-Krujë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale. Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrf...

17:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI