Flash

Themeluesi i WikiLeaks lirohet pasi pranoi fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Lapsi.al 25 June 2024
Themeluesi i WikiLeaks lirohet pasi pranoi fajësinë mbi akuzat

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lirohet pasi pranoi fajësinë se ka shkeluar Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.

52-vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

Përmes një postimi në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter, Wikilekas tha se Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat. “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.

Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan. Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi. Një përfaqësues ligjor i zotit Assange nuk pranoi të komentonte.

Në vitin 2020 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të ushtrisë amerikane mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.

Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, nxiti dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

Problemet ligjore të Julian Assangit filluan në vitin 2010, kur ai u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të bëra nga dy gra. Në vitin 2012 ai shkeli rregullat e lirimit me kusht duke mos u paraqitur në gjykatë, e cila kishte vendosur të lejonte ekstradimin e tij në Suedi, dhe kërkoi strehë brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër, ku autoritetet britanike nuk kishin autoritet të ndërhynin. Ai qëndroi atje për 7 vjet për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh. Që nga 2019 ai ndodhej në këtë burg të sigurisë së lartë dhe për thuajse 5 vjet ka luftuar për të kundërshtuar ekstradimin në Shtetet e bashkuara.

Gajtë periudhës së burgosjes në Belmarsh zoti Assange u martua me partneren e tij Stella me të cilën bëri dy fëmijë ndërsa qëndronte i izoluar në ambasadën ekuadoriane./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI