Flash

Misteri i shpërthimit/ Çfarë i ndodhi biznesmenit që humbi jetën në Sarandë

Lapsi.al 25 June 2024
Misteri i shpërthimit/ Çfarë i ndodhi biznesmenit që humbi

Është identifikuar një ditë më pas personi që humbi jetën nga një shpërthim në bregdetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Armandi Nelaj një biznesmen në këtë qytet. Të hënën u tha se viktima po kryente zhytje dhe i ka shpërthyer bombola e oksigjenit e cila i mori jetën.

Në fillim u dyshua se bëhej fjalë për një turist të huaj, por më pas u zbulua identiteti i viktimës. Një ditë më pas duket se policia ka nisur të dyshojë pasi po heton edhe për mundësinë e ngjarjeje kriminale. Sot, pranë vendit të ngjarjes janë parë palombarë që kanë kërkuar për prova.

[caption id="" align="alignnone" width="640"]Shpërthimi në Sarandë/ Dyshohet se ngjarja u shkaktua nga Armandi Nelaj[/caption]

Disa media shkruajnë se hetuesit kanë gjetur copa metalike që dyshohet se i përkasin mjetit me të cilin po lundronte viktima, por nuk dihet lloji i tij. Shpërthimi që ndodhi rreth orës 22.00 të së hënës ishte i fuqishëm dhe është dëgjuar edhe nga kalimtarë të rastit, por në ato momente vëmendja ka qenë tek ndeshja Spanjë – Shqipëri.

Emri+Foto/ Shpërthimi i djeshëm në Sarandë, identifikohet viktima – Balkanweb.com – News24

Viktima u gjet nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone. Ata e nxorën 52-vjeçarin nga uji dhe e transportuan drejt Portit të Sarandës. Aty ka mbërritur ambulanca që e ka dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë. Sipas mediave, biznesmeni, baba i dy fëmijëve, zotëron prej 13 vitesh një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. ©LAPSI.al

Name/ He lost his life after yesterday's explosion in Saranda, the victim is identified, here is what is suspected - Aktualitet

LEXO EDHE: I shpërthen bombola e oksigjenit, humb jetën polumbari në Sarandë

Të këshilluara

Moti merr nesër një kthesë të papritur

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Sipas SHMU, moti paras...

18:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI