Flash

Sekuestrohet prona 35 milion euro në Himarë, u mor me dokumenta false

Lapsi.al 24 June 2024
Sekuestrohet prona 35 milion euro në Himarë, u mor me dokumenta false

Prokuroria e Vlorës njoftoi sot se ka sekuestruar 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, të cilat u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës tha se gjithsej janë 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.

Të këshilluara

Saimir Tahiri rikthehet në dyert e SPAK

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj ministrit Tahiri ka nisur një hetim pasuror, ç...

13:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI