Flash

Ndërprerja e fondeve të BE për bujqësinë/ Shehaj: Krifca u merrte përqindje fermerëve

Lapsi.al 24 June 2024
Ndërprerja e fondeve të BE për bujqësinë/ Shehaj:

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj deklaroi se aryseja pse u ndërprenë ndihmat e BE-së për bujqësinë në Shqipëri ështe vjedhja e këtyre ndihmave nga qeveria.

Shehaj foli me emra, duke akuzuar ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën, e cila më herët ishte drejtuese e AZHBR-së, se iu kërkonte përqindje fermerëve nëpërmjet një zyre konsulence në Tiranë.

Shehaj u shpreh se qeveria i grabit edhe paratë e falura nga Bashkimi Europian për fermerët, me këta të fundit që humbën mundësinë për të investuar në fermat e tyre dhe tashmë duhet të përballen edhe me falimentim.

"Para 3 ditësh, në datën 21 Qershor, Bashkimi Europian bllokoi 112 milionë euro ndihma, pjese te programit IPARD, Para që do shkonin tek femerët si ndihmë financiare.

Bashkimi Europian ka vendosur të bllokojë keto ndihmat sepse zbuloi se 33 milionë euro të dhënë më përpëra, pjesë te IPARD-it, janë vjedhur nga ish drejtoresha e AZHBR-së, ish ministrja e Bujqësisë dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit të Shqipërisë, Frida Krifca. 

Sipas OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian, paratë e taksavepaguesve europianë, në vend që të shkonin tek fermerët shqiptarë, AZHBR-ja, e cila në atë kohë drejtohej nga ish ministrja dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit, u kërkonte përqindje përmes një studio konsulence në Tiranë.

Praktikisht merrte përqindje për ndihmat. Pasi përzgjithte se kush do fitonte, atyre u mërrte një përqindje.

Këtë nuk po e them unë. Këtë e thotë investigimi i OLAF. Dhe pas këtij investigimi, Bashkimi Europian vendosi të bllokojë ndihmat.

Me pak fjalë, edhe para të falura nga Bshkimi Europian që qeveria duhet të shpërndante tek fermerët, këta i zhdukin dhe i marrin për vete.

Praktikisht fermerët humbën 112 milionë euro. Humbën mundësinë që të investonin në fermat e tyre, që të rrisin biznesin, të ardhurat e tyre. Pse?! Sepse qeverisen nga qeveritarë të korruptuar dhe të pangopur, që kanë vetëm një qëllim; të pasurohen dhe të mbajnë pushtetin me çdo kusht." - u shpreh Agron Shehaj.

Të këshilluara

Saimir Tahiri rikthehet në dyert e SPAK

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj ministrit Tahiri ka nisur një hetim pasuror, ç...

13:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI