Flash

“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, njëri ka fituar 30 milionë”

Lapsi.al 24 June 2024
“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, njëri ka

Pas një sërë thirrjesh për të dhënë llogari mbi shkarkimet masive të pretenduara nga Televizioni Publik Shqiptar, drejtori i RTSH Alfred Peza foli për herë të parë në Komisionin e Medias.

Termi largime masive për të është “fake news”, ndërsa thotë se shkarkimet kanë ardhur për shkak të fenomenit të vegjetimit prej vitesh, pa produkt pune të disa punonjësve.

“Ka shkelur procedurat për heqjen nga puna”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.

Por Peza renditi arsyet e largimit.

“21 punonjës në pension 21, të dorëhequr 89, me procedurë 44, braktisje të vendit të punës rreth 12, pra në total 166. Thyerje e disiplinës në punë, braktisja e emisionit, shkelja e statutit.

Kemi gjetur në institucion prej 20 vitesh në punë pa ardhur asnjë ditë, 18 vite pa asnjë produkt gazetarët, 8 vjet drejtues, nivelet më të larta, asnjë punë, paguheshin punonjës që jetonin jashtë e punonin jashtë.

Nëpër kafe rrinin nga 200-300 veta, në diskutim as konkurrenca, as cilësia, as plotësimi i kritereve, diskutimi nëse duhej të vinin apo jo në punë.

RTSH e gjeta në vdekje klinike, me 0.01% audiencë dhe çdo gjë ishte me drita të kuqe”, listoi Peza.

Ashpër, me deputeten Ina Zhupa, u përplas edhe për pasojat financiare të shkarkimeve.

Përballë proceseve gjyqësore që punonjësit e shkarkuar kanë hapur, Alfred Peza tha se RTSH nuk ka humbur asnjë para.

“Janë para publike këto – tha Zhupa

“Asnjë dëm financiar vendimet. Janë gënjeshtra, u tha që ka 46 procese të hapura, ky numër nuk është i saktë, asnjë proces nuk ka vendime të formës së prerë” – u përgjigj Peza.

“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, kushtojnë se do fitojnë gjyqe. Ti them unë dy emra që kanë fituar njëri 30 milionë” – tha Leka Bungo.

Në dëgjesën me deputetët për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Peza mohoi edhe dorëheqjen e përfolur disa muaj më parë nga drejtimi i RTSH.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI