Flash

Berisha i mbylli derën e PD/ Basha: Rama i dha vulën në këmbim të pushtetit

Lapsi.al 23 June 2024
Berisha i mbylli derën e PD/ Basha: Rama i dha vulën në

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një intervistë televizive se Lulzim Basha i ka të mbyllura dyert për t’u përshirë në grupin e PD. “Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, u shpreh ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ish-kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe. Sipas tij, pazari i Berishës me Edi Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

"E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e di që vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës. 

Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.

Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige. Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim" - tha Basha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Një tjetër i moshuar i jep fund jetës

Pas vetëvrasjes së 61-vjeçarit me varje sot në Fier, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kalimash, Kukës. Një 75-vjeçar është gjend...

16:32

UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

UEFA jep vendimin, dy ndeshje pezullim për Mirlind Dakun. Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, p...

15:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI