Flash

Pas të nxehtit vjen cikloni në Itali, stuhitë prekin dhe Ballkanin

Lapsi.al 22 June 2024
Pas të nxehtit vjen cikloni në Itali, stuhitë prekin dhe

Nga masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë me shi në Evropë, më në fund do të kemi shkëputjen e një mase ajrore ciklonike që do të depërtojë në Itali duke u stacionuar atje dhe duke filluar të ndikojë në Ballkan, duke destabilizuar atmosferën me frontet e ftohta ajrore.

Fillimisht në veri të Ballkanit nga sot priten stuhi të fuqishme, të izoluara. Gjatë të dielës po ashtu vazhdon nxehtësia me zhvillime të izoluara, por me stuhi shumë të fuqishme në shtetet fqinje veriore.

Shtrëngata të fuqishme me breshër dhe erëra të fuqishme priten që nga sot në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sidomos në Serbi.

Cikloni në Itali do të jetë aktiv për shumë ditë duke destabilizuar shpeshherë atmosferën në Ballkan, ndërsa në Kosovë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër priten ditën e hënë. Rrebeshe dhe stuhi të izoluara mund të ketë edhe sot dhe nesër, por shtrëngata dhe rrebeshe intensive më të përhapura priten të Hënën.

Së bashku me rrebeshet e shiut do të ulen temperaturat, ndërsa është interesante të theksohet se shumë pak zhvillime priten në Shqipërinë bregdetare. Temperaturat do të ulen përkohësisht edhe në Shqipëri pak a shumë, por reshjet do të jenë të pakta dhe të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për ndonjë stuhi afatshkurtër edhe në disa zona bregdetare, por në përgjithësi nuk priten reshje afatgjata në Shqipëri.

Pra, pas shumë ditëve shumë të nxehta radhën e kanë shtrëngatat verore të cilat fillimisht do të jenë të izoluara, kurse të hënën do të përfshijnë shumë pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke kushtëzuar lokalisht rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër si dhe ulje të temperaturave.

Të këshilluara

Armenia njeh shtetin e Palestinës

Armenia ka njohur shtetin e Palestinës, njoftoi Ministria e Jashtme e vendit. “Situata katastrofike humanitare në Gaza dhe konflikti i vazhdueshëm ushtarak ë...

11:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI