Flash

Parandalohet krimi në familje, sekuestrohet një armë zjarri dhe municione luftarake

Lapsi.al 22 June 2024
Parandalohet krimi në familje, sekuestrohet një armë zjarri dhe

Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Klos. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një konflikti me të vëllanë. Sipas njoftimit të policisë dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta.

Policia pas kontrolleve në banësën e të arrestuarit ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe municione luftarake. Policia ka mbërritur në vendngjarje pas raportimeve për konfliktin dhe kanë bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të tij.

Njoftimi i plotë:

Klos/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë. Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI