Flash

Olsi Rama refuzon ftesën e Veliajt/ A e fajëson për nxjerrjen e dosjes së “Xibrakës”?

Lapsi.al 22 June 2024
Olsi Rama refuzon ftesën e Veliajt/ A e fajëson për nxjerrjen e

Partizani doli kampion gjatë sezonit 2022-2023 ndaj drejtuesit e klubit kanë tërhequr çmimin prej 15 milionë lekësh që jep bashkia e Tiranës me këtë rast.

Çmimi jepet me shumë vonesë. Tashmë ka mbaruar sezoni pasardhës 2023-2024. Klubi i kishte kërkuar paratë shumë kohë më parë nëpërmjet drejtorit, Olsi Rama i cili 6 muaj më parë deklaronte në media “S’kemi marrë as bonusin e premtuar nga Erion Veliaj për fitimin e kampionatit. Presim ta marrim, na është premtuar. E kemi kërkuar, është bërë një proces".

Kur kaloi vendimin në Këshillin Bashkiak, kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkoi ndjesë për vonesën. Në fjalën e tij përmendi veçanërisht presidentin e klubit, Gaz Demin dhe drejtorin sportiv Olsi Ramën.

"Për të gjithë dashamirësit e Partizanit, mikun tonë Gaz Demin apo edhe Olsin dhe skuadrën. Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë. Por siç thotë shprehja më mirë vonë se kurrë", u shpreh kryebashkiaku.

Për ta dorëzuar çekun me 15 milion lekë Veliaj kishte organizuar një ceremoni në bashki. Aty ishte presidenti Gaz Demi, deputeti dhe tifozi i Partizanit, Erjon Braçe, ish-lojtari Perlat Musta etj.

[caption id="attachment_925574" align="alignnone" width="2048"]Çeku me 15 milionë lekë që përfitoi Partizani nga bashkia për sezonin 2022-2023 Çeku me 15 milionë lekë që përfitoi Partizani nga bashkia për sezonin 2022-2023[/caption]

[caption id="attachment_925575" align="alignnone" width="2048"]Në ceremoni i pranishëm edhe deputeti i PS, Erjon Braçe Në ceremoni i pranishëm edhe deputeti i PS, Erjon Braçe[/caption]

Por në ceremoni ra në sy mungesa e Olsi Ramës. Dihet se numri dy i klubit është edhe vëllai i kryeministrit.

Olsi Rama nuk iu përgjigj ftesës së Erjon Veliajt, megjithëse i kishte kërkuar paratë që në janar të këtij viti. Konkretisht, nuk dihet nëse Olsi Rama ka pasur një arsye të fortë për të mos u bërë pjesë e ceremonisë në bashki, por që nga janari emri i tij dhe i Veliajt u përfshi në dy skandale të rënda.

I pari ishte vjedhja që u zbulua në bashki me kompaninë "5D". Njerëzit më të afërt të Erjon Veliajt përfunduan në burg, pasi kalonin paratë e taksave në xhepat e tyre, nëpërmjet kompanisë që e drejtonin vetë. Bashkëpuntorët më të afërt të Veliajt, Redi Molla dhe Maringlen Qato u arrestuan. Taulant Tusha, që ishte arrestuar për inceneratorin, u ngarkua me një akuzë e re.

Por pak ditë pasi SPAK lëshoi urdhër-arrestet për drejtorët e Veliajt, shpërtheu skandali i dytë. Opozita publikoi të dhëna nga sistemi TIMS, sipas të cilave Olsi Rama kishte përdorur të njëjtën makinë që përdornin grupi i trafikantëve të laboratorit të kokainës së Xibrakës. Olsi Rama mohoi përfshirjen në trafikun e drogës, por pranoi se njihte një nga personat e dosjes.

Lexo edhe: Olsi Rama: Nuk e mohoj që e njoh një nga personat e laboratorit të Xibrakës

Lexo edhe: RAI 3 nxjerr dokumentet: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës

Lexo edhe: Zanafilla gjermane e hetimeve për Xibrakën, dhe ku akuzohet Olsi Rama

Në kohën kur dolën të dhënat për Olsi Ramën, pati zëra që i shikonin të dyja skandalet si dy episode shkak-pasojë e lojës për pushtet në PS. Sipas këtyre zërave, të dhënat e TIMS për Olsi Ramën ranë në duart e opozitës për të baraspeshuar skandalin e drejtorëve të Veliajt, që kishin bërë kërdinë me kompaninë "5D".

Ky skenar mbeti në nivel thashethemesh, por çfarë besoi Olsi Rama? Vëllai i kryeministrit nuk u prononcua, pasi u përpoq të mbajë një profil të ulët dhe të flasë sa më pak të jetë e mundur për këtë çështje. Gjithsesi refuzimi i ftesës për të takuar Veliajn këtë të shtunë, është një tregues që zërat që i shohin skandalet si pjesë e luftës së brendshme brenda Rilindjes nuk janë pa bazë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI