Flash

Grupi pro-palestinez sulmon ndërtesën e Universitetit të Kembrixhit

Lapsi.al 22 June 2024
Grupi pro-palestinez sulmon ndërtesën e Universitetit të

Protestuesit pro-palestinez në Britaninë e Madhe kanë spërkatur me bojë të kuqe një ndërtesë historike në Universitetin e Kembrixhit. Studentët dhe anëtarët e grupit “Palestine Action” sulmuan Shtëpinë e Senatit, një ndërtesë që është përdorur për ceremonitë e diplomimit që nga shekulli i XVIII.

Grupi tha se aksioni shënoi fundin e një viti akademik ku Universiteti i Kembrixhit ka financuar, mundësuar dhe normalizuar gjenocidin e vazhdueshëm palestinez. Ai gjithashtu ka akuzuar universitetin për investim në kompanitë e armëve dhe partneritetet kërkimore që mundësojnë dhe normalizojnë gjenocidin palestinez të mbështetur nga BM/SHBA.

Një zëdhënës i universitetit tha se stafi e dënon ashpër “këtë akt vandalizmi”. Studentët, muajin e kaluar u diplomuan në një vend alternativ për shkak të një proteste pro-palestineze jashtë dhomës së Senatit.

Studentët ngritën një kamp në “London School of Economics” (LSE) më 14 maj, pas një raporti që pretendonte se universiteti kishte investuar 89 milionë paund (113 milionë dollarë) në 137 kompani të përfshira në konfliktin në Gazë, lëndët djegëse fosile, industrinë e armëve dhe prodhimin e armëve bërthamore. Universiteti nisi veprimet ligjore për të larguar grupin në fillim të këtij muaji dhe një seancë e mëtejshme për këtë çështje do të mbahet në një datë të mëvonshme./ATA

Të këshilluara

Armenia njeh shtetin e Palestinës

Armenia ka njohur shtetin e Palestinës, njoftoi Ministria e Jashtme e vendit. “Situata katastrofike humanitare në Gaza dhe konflikti i vazhdueshëm ushtarak ë...

11:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI