Flash

Dhunohet 29-vjeçarja në Vlorë, në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj

Lapsi.al 22 June 2024
Dhunohet 29-vjeçarja në Vlorë, në pranga babai,

Një 29-vjeçare është dhunuar nga tre persona në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë e reja është dhunuar nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ndërkohë bëhet me dije se tre dhunuesit janë vënë në pranga.

Më tej policia raporton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 29-vjeçares është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

Aksident në Levan-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen esotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në vendin e quajtur 'Rrepat' një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Në vend...

20:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI