Flash

Basha pa vulë takon mbështetësit në Vlorë: Lista e kandidatëve tanë nuk do mungojë!

Lapsi.al 22 June 2024
Basha pa vulë takon mbështetësit në Vlorë: Lista e

Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me mbështetësit në Vlorë, të cilëve u kërkoi të mbështesnin alternativën që ai do të ofrojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Që zgjedhjet e radhës të mos jenë një tjetër tango e së vjetrës dhe së keqes që ka pushtuar vendin, u tha Basha mbështetësve, “do të japim alternativën e duhur për të vazhduar rrugën pa asnjë ndalesë”.

“Shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë programin që meritojnë sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë sesa Tango e vjetër që do ti mbajë pengë në analet e vjetëruara të korrupsionit dhe krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin. Partia politike ekziston, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur, dhe ajo që diskutohet është emri”.

Basha ritheksoi se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, që i la vulën dhe logon Sali Berisha.

“Duke çuar rekursin në Gjykatën e Lartë ne nuk pranojmë padrejtësi, dhe padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Dhe ka filluar puna për fushatën e ardhshme dhe t’ju paraqitet shqiptarëve me logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por nëse pazari dhe konspiracioni, kundër demokratëve dhe shqiptarëve do ta pamundësojë këtë, pa diskutim demokratët euroatlantik do të jenë zgjedhje, me program alternativë dhe lista e kandidatëve tanë nuk do ju mungojë shqiptarëve”.

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI