Flash

Zjarret në Turqi, mbi 10 të vdekur dhe 80 të plagosur

Lapsi.al 21 June 2024
Zjarret në Turqi, mbi 10 të vdekur dhe 80 të plagosur

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës. Zjarri shpërtheu në një fushë mes provincave Diarbakir dhe Mardin. Me ndihmën e erës, zjarri u përhap shpejt në fshatrat Koksalan, Yazcicegi dhe Bagacik, njoftoi guvernatori i Diarbakirit, Ali Ihsan Su. Gjithashtu Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, shkroi në rrjetin social "X" se 11 njerëz humbën jetën, rreth 80 kërkuan ndihmë mjekësore, përfshirë gjashtë në gjendje të rëndë.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se autoritetet e kanë nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ali Yerikaya, përmes një postimi në X tha se zjarri nisinë orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit. Sipas tij, zjarri më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke përfshirë në flakë pesë fshatra. Yerikaya tha se tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën si pasojë e zjarreve.

Të këshilluara

Armenia njeh shtetin e Palestinës

Armenia ka njohur shtetin e Palestinës, njoftoi Ministria e Jashtme e vendit. “Situata katastrofike humanitare në Gaza dhe konflikti i vazhdueshëm ushtarak ë...

11:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI