Flash

Meta shpjegon divorcin me Kryemadhin: Vendimin e mora kur ajo foli në SPAK!

Lapsi.al 21 June 2024
Meta shpjegon divorcin me Kryemadhin: Vendimin e mora kur ajo foli në SPAK!

Kreu i PL-së Ilir Meta në një intervistë për mediat, ka treguar arsyet që u nda nga Monika Kryemadhi, ku ndër to thotë se ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK.

"Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijeni të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe"

"Vendimin për t'u ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!"- tha Meta.

-Ja keni thënë kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?

"Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që t'i japë fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo gjë i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI