Flash

Jurgen Klinsman: Nuk më befason Shqipëria, ka lojtarë me cilësi

Lapsi.al 21 June 2024
Jurgen Klinsman: Nuk më befason Shqipëria, ka lojtarë me

Jurgen Klinsmani ka vlerësuar paraqitjet e Shqipërisë në EURO 2024.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN”-në, trajneri gjerman ka thënë se kuqezinjtë kanë një ekip plot me cilësi.

Pavarësisht se i mungojnë emrat e mëdhenj, sipas tij, Shqipëria është një ekip që mund të shqetësojë të tre kundërshtarët në grupin B.

“Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi.

Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë.

Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit me Spanjën.

Është një ekip i mirë. Nuk ka një emër të madh ose lojtarë me emra të mëdhenj, por kanë cilësi.

Kështu që nuk u befasova shumë”, ka thënë Jurgen Klinsmani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI