Flash

Habit Spiropali: Treçereku i deputetëve dhe ministrave mund të mos jenë në 2025

Lapsi.al 21 June 2024
Habit Spiropali: Treçereku i deputetëve dhe ministrave mund të

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali bëri një deklaratë të pazakontë në emisionin “Top Talk” në Top Channel. Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo i Parlamentit mund të mos jetë aty ku është pas zgjedhjeve të vitit 2025.

“Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.

Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë” – tha Spiropali. Nuk dihet nëse ministrja e ka këtë nga informacione apo hamendësim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

Aksident në Levan-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen esotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në vendin e quajtur 'Rrepat' një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Në vend...

20:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI